Home / Aktualitet / Të shtëna me armë në Fier, plagoset 33-vjeçari, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë në Fier, plagoset 33-vjeçari, policia në kërkim të autorit

Një 33-vjeçar është plagosur ditën e sotme për shkaqe ende të paqarta në Fier dhe është shpallur në kërkim autori.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi mesditën e sotme rreth 14:00, në fshatin Sulaj të Fierit, ku shtetasi me iniciale R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin me iniciale P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Sot rreth orës 14:00, në fshatin Sulaj, Fier, shtetasi R. M., 44 vjeç, në rrethana e motive ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si edhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje -dalje të Fierit për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Check Also

Aksident i rëndë, vdesin babë e bijë(DETAJE)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Lushnjë, ku fatkeqësisht kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × three =