Home / Kryesore / Të shqetësohemi nga pandemia apo nga ekonomia?

Të shqetësohemi nga pandemia apo nga ekonomia?

Ervis Iljazaj

Ndërkohë që të gjithë ekspertët e shendetësisë janë të shqetësuar nga rritja e numrit të infektimeve apo dhe nga një valë e dytë e pandemisë, kriza e konomike që do të vijë si pasojë e valës së parë është tashmë e sigurtë.  Të gjitha projeksionet e botës tregojnë një recension ekonomik, i cili ende nuk dihet se si do të përballohet. Në vëndet e varfëra si  Shqipëria kriza sigurisht që do të ndihet edhe më shumë.

Raporti i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim bën një parashikim për rënie ekonomike prej 9% për vitin 2020 për Shipërinë. Një raport edhe më pesimist se sa ai i Bankës Botërore. Sipas këtij raporti, arsyet e kryesore të kësaj rënie të thellë janë sepse ekonomia shqiptare një pjesë të mirë të saj e mbështet te turizmi dhe eksportet e modës, sic është industria e fasonëve.

Pra, ekonomia e Shqipërisë nuk është ende një ekonomi prodhuese, por eshtë një ekonomi tregtare, dhe si pasojë varet fort nga marrëdheniet njërzore. Duke qenë se ato kanë qenë të ndërprera këto kohë, atëherë kuptohet fare mirë vështirësia që ajo do të ketë.

Në këtë kuptim, debatet dhe shqetësimet që ende ekzistojnë për  mbylljen ose jo të vëndit, plotësisht janë debate absurde, duke parë rrezikun e madh që do i kanoset shoqërisë shqiptare nga kriza ekonomike.

Nëse do të ndodhë një valë e dytë pandemie nga virusi, shpresojmë që jo sepse do të ishte vërtet e papërballueshme ekonomikisht për Shqipërinë, me shumë mundësi shkenca do ta ketë gjetur një kurë mjeksore kundër saj deri në atë moment. Ndërsa, efektet e krizës ekonomike do të ndihen shumë gjatë.

Në fakt, të gjitha vëndet këto kohë duhet të zgjidhnin midis rrezikut të virusit dhe rrezikut të krizës ekonomike.Kjo dilemë nuk ka më kuptim, dhe Shqipëria duhet të vashdojë hapjen e saj të plotë dhe të ketë vetëm një prioritet, ekonominë.

Dilemat që ekzistojnë tani me  mendime ekspertësh apo qeveritarësh të cilat janë ndonjëherë në kundërshtim me njëra tjetrën, sigurisht që janë legjitime. Nuk është e lehtë për një kryeministër të marrë guximin të vendosë për hapje totale të vëndit duke qënë se ky vendim ka një përgjegjësi të madhe. Por nga ana tjetër gjithashtu është e pamundur që vëndi mund të vashdojë në këtë situatë, pasi pasojat ekonomike dhe sociale janë të mëdha.

Në këtë kuptim, Shqipërisë nuk i duhet as hapje dhe as mbyllje, por një hapje e sigurtë. Që nënkupton hapjen e jetës shoqërore dhe ekonomike, por me masa sigurie të mire përcaktuara. Kjo gjë kërkon jo vetëm mundësinë që njërzit ti kenë këto masa, por kërkon dhe një  përgatitje të shoqërisë për të jetuar në këtë mënyrë. Përgatitje e cila deri më tani ka munguar. Që nga ky moment e deri sa të dalë në treg një vaksinë kundër këtij virusi, në duhet të mësohemi të jetojmë me të.

Kjo është detyra e qeverisë, të sensibilizojë njërzit, të përcaktojë rregulla sigurie dhe ti japë mundësi atyre të kenë akses për marrjen e masave, si përdorimi i maskave në mënyrë të detyruar në ambjentet e punës apo ambjente të tjera. Mirëpo që të ndjekësh këtë strategji, duhet që institucionet shtetërore ta bëjnë punën e tyre sic duhet. Kontrollet dhe zbatimi i masave duhet të ndiqen në mënyrë sistematike. Nëse shteti shqiptar arrin ta bëjë këtë, nuk ka arsye se përse njërzit duhet të vashdojnë të jetojnë të mbyllur .

Sepse në këtë mënyrë, ka rrezik që kostot shëndetësore tek ata do të jenë edhe më të mëdha se nga virusi. Të gjithë ekspertët e psikologjisë dhe të shëndetit  po ngrejnë alarmin se, duke ndëjtur mbyllur shëndeti i njërzve po përkeqësohet ndjeshëm.

Po të shtosh këtu edhe problemet ekonomike, të papunësisë apo rrezikun e falimentimit të shumë biznevse, pyetja që ngrihet është nëse ‘’ja vlen barra qiranë’’ të bëjmë këtë sakrificë duke ndejtur mbyllur.?! /Gazeta Liberale

Check Also

Twitter pranoi ‘një të metë të re’ të sigurisë, mund të ekspozojë të dhënat private të disa përdoruesve të Android

Vetëm disa javë pasi pësuan një sulm serioz të hakerëve, Twitter tashmë po përballet edhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nine − eight =