Erion KRISTO-
Zv.Kryetari i OFL paska qenë antiofl, ose të paktën këtë thotë media. Komisioni i Vettingut në polici e nxori të pastër. Gjermanët e nxorën të pistë. Pra, për shtetin tonë ai duhej të vazhdonte, të vazhdonte të shiste interesat e shtetit dhe pritshmëritë e publikut. Është momenti për të kaluar në vetting komisionin dhe ligjin e vettingut në polici. Gjithë komisioni dhe procesi janë kompromentuar. Jam i çuditur që askush nuk jep dorëheqje. Ndoshta duhen shkarkuar të gjithë. Gjithçka që bëjnë është farsë. Publiku duhet të reagojë, fuqimisht.