Home / Aktualitet / Të rinjtë po ikin nga Shqipëria, cila është zgjidhja? Rama: Nuk ka shkop magjik…

Të rinjtë po ikin nga Shqipëria, cila është zgjidhja? Rama: Nuk ka shkop magjik…

Kreu i qeverisë Edi Rama u pyet sot në Korçë se çfarë do ti thoshte një të riu që do të largohet nga Shqipëria, si shumë bashkëmoshatarë të tij që i janë drejtuar vendeve të Europës. Rama tha se ai nuk mund të bëjë predikime, dhe se çdokush mund të largohet sa kohë që Shqipëria nuk është më një bunker, si në komunizëm.

Rama u shpreh se ishte i vetëdijshëm se Shqipërisë i duhet shumë punë që të arrijë standardet e vendeve të tilla si Gjermania, Franca apo Suedia.

“Unë nuk e kam një arsye se pse ti nuk duhet të largohesh nga Shqipëria, në formën e një predikimi, të gjithë ne duhet të kujtojmë se nuk jemi më një një bunker, nuk jemi në vitin e 30-të apo të 31-të të krijimit të mundësisë së shqiptarëve që të dalin jashtë, dhe të provojnë veten në shtete të tjera. Shqiptarët kanë ikur gjithnjë, kthehen e do kthehen dhe trendet janë varur nga zhvillimet historike.

A janë vetëm shqiptarët që përballen me këtë fenomen, në fakt jo, ne nëse kthejmë kokën pas, dhe nuk po them në 7 vite, Shqipëria është nisur nga pozita më e disfavorshme, e pakrahasueshme me asnjë prej vendeve komuniste. Ne sot jemi në mes të një kontinenti ku është përqendruar pasuria më e madhe e botës, dhe kjo e bën hendekun më të madh mes nes Gjermanisë apo Francës.

Unë e kuptoj shumë mirë një të ri nga Pusteci apo nga Lekasi që thotë ore dakord unë i kuptoj të gjitha këto që keni bërë ju, po pse të pres unë që të jetoj si bashkëmoshatarët e mi në Gjermani. Unë e kuptoj shumë mirë këtë të ri, dhe unë nuk e gjykoj keq këtë të ri, që më thotë se nuk më pret as edhe një vit më shumë, dhe se do shkojë atje ta provoj atë standard. Dhe pastaj është komike, që dëgjon disa, që sdua tiu përmend emrat, që thonë se do ta zgjidhin ata këtë punë.

Parapërfytyrojeni sikur kjo të ishte një çështje partish këtu, nëse kjo lëvizje demografike ndodh apo nuk ndodh. Nga kjo kanë vuajtur dhe vuajnë sot edhe vetë vendet që janë pjesë e BE-së, ne flasim për të rinj që ikin, që është e dhimbshme, por është një dhimbje e kësaj kohe, është fjala për ta parë realitetin në sy. Nëse duam që ata që janë të vegjël të mos kenë sërish të njëjtat pyetje, ne sot duhet të bëjmë gjërat e duhura, nuk ka shkop magjik, nuk ka zgjidhje sa hap e sa mbyll sytë, thjesht nuk ka”, tha Rama./Fax Web

Check Also

Koronavirusi/ Pandemia bëhet shqetësuese për Italinë, zgjaten masat kufizuese

Kryeministri Mario Draghi nënshkroi sot dekretin e ri të Presidentit të Këshillit të Ministrave (DPCM) …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − fourteen =