Home / Kryesore / Të rinjtë në Kosovë nuk duan t’ia dinë për virusin, mblidhen në turma për t’u argëtuar

Të rinjtë në Kosovë nuk duan t’ia dinë për virusin, mblidhen në turma për t’u argëtuar

Të rinjtë e Mitrovicës duket që nuk po e përfillin pandeminë  e Covid-19.

Teksa në të gjithë Kosovën, numri i të infektuarve dhe të vdekurve po rritet çdo ditë, ata kanë zgjedhur një lokal për t’u bashkuar.

KosovaPress raporton se të rinjtë e këtij qyteti shihen së bashku në një lokal duke u argëtuar me muzikë. Sipas raportimeve të qytetarëve, të rinjtë janë mbledhur afër liqenit duke mos u shqetësuar aspak për prezencën e Policisë.

Autoritetet kosovare janë shprehur se numri i të infektuarve po rritet jo vetëm në nivel popullate, por edhe nga radhët e sistemit shëndetësor. Në Kosovë në tri ditët e fundit kanë humbur jetën 40 qytetarë, ndërsa qindra të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Screenshot_1.jpg?t=1596345231

Check Also

Kriza nga “COVID-19” rrëzon eksportet Shqipëri-Kosovë

Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës për tetë muajt e parë të këtij viti kanë rënë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × five =