Home / Sociale / Të vërtetat e tmerrshme të serialeve turke që askush nuk do t’ua thotë

Të vërtetat e tmerrshme të serialeve turke që askush nuk do t’ua thotë

Serialet turke kanë arritur një sukses mjaft të madh jo vetëm në vendin tonë, por në të gjitha vendet e lindjes.

Ishin telenovelat spanjolle ato të cilat rreth viteve 2000 patën një sukses mjaft të madh në këto rajone, por së fundi tregu turk i industrisë së serialeve ka arritur t’i zëvendësojë bindshëm.

Suksesi i serialeve turke nuk qëndron vetëm tek tematika sociale që gjen pëlqyeshmëri në vendet e lindjes, por edhe tek vlerat e përbashkëta orientale që këto vende manifestojnë.

Megjithatë, këto seriale fshehin sekrete të tmerrshme që shumë pak i dinë.

Si burrat edhe gratë filluan t’i ndiqnin këto seriale kur u shfaqën për herë të parë në Shqipëri, aktorët arritën të bëheshin të njohur dhe të fitonin zemrat e shikuesve.

Por, duket se ka një problem që nuk shikohet në televizion dhe producentët nuk kanë ndërmend t’ua tregojnë, shkruan meganews.al.

Punëtorët përballen gjatë xhirimeve me sfida të mëdha, duke punuar në kushte të pasigurta.

“Ekipi i xhirimit vijnë në vend-xhirim dhe qëndrojnë deri në 15 a 18 orë në ditë, duke vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e tyre.”

Elif Nur Kerkuk, aktore e njohur, tha se dita më e keqe e saj ishte të punonte 27 orë, pra pa ndalim, duke marrë shtesë dhe 3 orë nga dita tjetër.

“U ndjeva si skllave”, është shprehur ajo.

Selin Erdin, një asistent kameraman vdiq vitin e kaluar pasi u godit nga një shofer nga i njëjti ekip, pasi ky i fundit ishte i lodhur nga mungesa e gjumit.

Përveç kësaj, në Shtator të vitit 2014, një tjetër punëtor vdiq nga një atak në zemër, pasi ka punuar 45 orë në vetëm tre ditë, pa ndaluar.

“Është një rreth vicioz: sa më shumë popullor të bëhet një serial në Turqi dhe jashtë vendit, aq më shumë lodhemi ne, plus kohëzgjatja e episodeve shtrihet për arsye komerciale” tha Zafer Ayden, drejtor i Unionit të Kinemasë në Turqi.

Kenan Imirzalioglu, aktori i Ezel tha se pas serisë së tij të fundit në Karadayi nuk do të shkonte në TV derisa kushtet e punës të përmirësoheshin.

Check Also

Shoqata e Transportit: “Bashkia tha do na fali taksën, por na solli zarfin”

Shoqata e Transportit Ndërqytetas i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës që të heqë taksën për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − ten =