Home / Opinion / “TË PALARËT” SHQETËSOHEN PËR DETIN!

“TË PALARËT” SHQETËSOHEN PËR DETIN!

Bledi Mane/

***
Shënim i rëndësishëm/ Ky shkrim nuk këshillohet të lexohet a të komentohet nga askush që është diplomuar te universiteti “Kristal” apo “Vitrina”.
***

1./

Fillojeni udhëtimin tuaj që nga skaji më perëndimor i kontinentit tonë, pra nga ishujt portugezë të Azoreve e kaloni në çdo vend tjetër mesdhetar nëpër Evropë, Afrikë e Azi e kudo do të gjeni fshatra të vjetër mbartur me histori, fshatra e qyteza peshkatarësh ku njerëzia kanë jetuar e janë pasuruar me industrinë e peshkimit apo tregëtinë detare. Pra shkurt e shkoqur, çdo vend mesdhetar ka pasur ndër shekuj dhe vazhdon të ketë “fshatra peshkatarësh”…
Fillojeni udhëtimin tuaj këtu brenda Shqipërisë në anën e saj perëndimore, nisuni qysh prej Velopoje në Veri e zbrisni deri poshtë në Ksamil duke përshkruar Shëngjin, Durrës, Divjakë, Vlorë e Sarandë duke iu referuar historisë vjetër apo edhe të re, kurrë nuk keni për të gjetur sikur edhe një fshat të vetëm peshkatarësh buzë detit, një fshat ku peshkimi ka mbajtur frymën gjallë të popullsisë 70-80 vitet e fundit.

Dhe përgjigjia zyrtare e shkencore nuk vonon:
-Shqiptarët nuk kanë pasur kurrë lidhje me detin, shqiptarët kanë frikë nga deti!
Pyesni cilindo historian apo antropolog tu tregojë pse fshatrat shqiptarë, veçanërisht andej nga Jugu janë ndërtuar larg, shumë larg prej detit sipër kodrave e maleve?
Dhe përgjigjia zyrtare e shkencore nuk vonon:
-Shqiptarët nuk kanë pasur kurrë lidhje me detin, shqiptarët kanë frikë nga deti!

Nëse e mbani mend, të parën fotografi të shqiptarëve jo duke marrë rreze dielli apo duke bërë plazh, të shqiptarëve veshur me çitjane e tirqe që fusin këmbët në ujin me kripë të Adriatikut në Durrës e ka shkrepur Marubi dhe daton në verën e nxehtë të 1925-ës.

Dhe përgjigja zyrtare e shkencore nuk vonon:
-Shqiptarët nuk kanë pasur kurrë lidhje me detin, shqiptarët kanë frikë nga deti!

Po kontaktin e parë të femrave shqiptare me detin doni ta mësoni?
Fatmirësisht ishin motrat e Mbretit Zog të cilat frekuentonin detin gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar…
E thënë pa ekuivoke kokëforta historike, shqiptarët kurrë nuk e kanë shfrytëzuar detin dhe i kanë qëndruar sa më larg, kjo edhe për arsyen se nga deti vinte Bajlozi, pirati, pushtuesi. Madje edhe kuzhina tradicionale shqiptare nuk ka një gatim tipik shekullor me prodhime deti. Raca jonë ka dashur malin, pyllin, bagëtinë, gërxhet dhe kurrë nuk e ka dashur detin.

Në det nuk fshihej, nuk grabiste dot, duhej të dije not, duheshin varka e anije, duhej punë e mund dhe shqiptari si dembel tipik nuk denjonte ti afrohej as dallgës së Adriatikut e as bregut të Jonit. Pushtuesit e ndryshëm ia injektuan disi shqiptarit dashurinë për detin derisa një ditë pas viteve ‘2000, dembeli shqiptar u konvertua në mashtrues dhe filloi të fallcifikonte historinë dhe bregdetin e virgjër të dy deteve. Shqiptari hajdut dhe kaçak i malit dhe pyllit, na doli me prona buzë detit.

2./ Të fala grekut!

-Po na vjedhin detin!
-Po na hyn greku në pjesë!
-Rrëmbeni armët dhe hipni nëpër anije të nisemi për luftë!
-Kush di not të vijë pas meje!
Klithmat rrënqethëse të patriotëve brekëgrisur shqiptarë në mbrotje të detit Jon, të hapin barkun. Gjithësesi janë klithma virtuale shkëmbyer nëpër rrjetet sociale se në të vërtetë kur u thirr protesta, vetem 169 vetë ishin. Kur profesori i nderuar Myslym Pashaj vuri kujen dhe mbrojti me pathos e plot elegancë marrëveshjen e vjetër me Greqinë para 9 vitesh, këta që bërtasin sot, atëhere strukeshin si guhakë nga frika e despotit qeverisës Sali Berisha.

Këta që nuk paguajnë energjinë elektrike, këta që vjedhin ujin e pijshëm qenkan shqetësuar për vjedhjen e detit kur ndërkohë Gjykata Kushtetuese e ka vulosur historikisht se asnjë marrëveshje në cënim të territorit tokësor e detar të Republikës së Shqipërisë, nuk do të njihet kurrë e madje politikisht do të ketë kosto llahtarisht të rëndë për çdo qeveri apo parti qeverisëse shqiptare që do guxojë ta shkelë sovranitetin tonë.

Ende pa rifilluar negociatat për marrëveshjen e dytë, patetizmi dhe folklorizmi domestik veçanërisht edhe i atyre analistëve që prej 20 vjetësh na bajatisin mbrëmjet dhe ekranet, u lëshua pa din e pa iman e ndërkohë deri më tani asnjë kopuk mediatik nuk e ka idenë e nuk kërkon të dijë : po me ish Jugosllavinë sot Malin e Zi a është e zgjithur çështja e kufirit detar mbështetur mbi barazlargimin?

Po kufinjtë ujorë-liqenorë në liqenin e Shkodrës, atë të Ohrit dhe ata të Prespës janë respektuar mbi marrëveshje ndërkombëtare duke mos harruar se deri dje kishim në kufi një federatë shtetesh e sot dy shtete të rinj?

Ndaj diplomacia vendase të mos tolerojë jabanxhinj ekranesh e mediumesh që cinizmin e tyre personal e shesin si vjedhje territoresh por të jetë transparente, të na informojë e të pasqyrojë një herë e mirë çdo lloj marrëveshje mes shtetesh kufitare që përfundimisht ta dimë se ku fillon e ku mbaron toka e Atdheut tonë, detet e Atdheut tonë.

Dynjaja kërkon daljen sa më shpejt nga pandemia, mthimin në normalitet, kërkon punë e mirëqënie e nuk ka nerva të dëgjojë klithmat histerike të patriotëve brekëgrisur shqiptarë që flasin për detin por kurrë në jetën e tyre nuk mësuan not, nuk u lanë kurrë dhe kurrë nuk kanë ngrënë të freskët një peshk apo ngjalë prej detit!

L’image contient peut-être : 2 personnes, plein air

Check Also

Propozimi kinez për një strukturë globale për shëndetin e njerëzimit

Nga Aleksander ÇIPA- Teksa kemi hyrë në vjeshtë, duket se shqetësimi kryesor në mendjet e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen + 6 =