Home / Aktualitet / Të dhena se sa grekë ka në shqipëri.Përmbysen pretendimet e rreme të Greqisë

Të dhena se sa grekë ka në shqipëri.Përmbysen pretendimet e rreme të Greqisë

Nga Eduard Zaloshnja-

Gjatë një interviste në televizionin grek MEGA TV, Kryeministri Rama përmendi faktin se “kemi edhe grekë që jetojnë në vendin tonë, shumë vite tani”. Gazetari Giannis Moutsos ndërhyri: “Ka pretendime … se nuk u lejohet të vetë-identifikohen”.

Për të saktësuar dy thëniet e mësipërme na vjen në ndihmë një sondazh mbi sigurinë kombëtare, që zhvillova për fondacionin gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung (http://library.fes.de/pdf-files/bueros/albanien/16038.pdf). Në atë sondazh, i cili u zhvillua me intervista të drejtpërdrejta face-to-face me 1115 banorë të rritur, të shpërndarë në mënyrë përjestomore në të gjithë territorin e vendit (nga Konispoli në Vermosh), të anketurarit u pyetën të vetë-deklaronin etninë që i përkisnin. Dhe ja si u përgjigjën ata:

Cilës etnie i përkisni?

Shqiptare            97.7%

Greke                   1.4%

Arumune             0.5%

Maqedonase     0.1%

Tjetër                    0.5%

Duke u bazuar në numrin aktual të banorëve të rritur të Shqipërisë, marrë nga statistikat që publikon CIA për çdo vend të botës ( https://www.cia.gov/library/publications/the-ëorld-factbook/geos/al.html ), mund të ekstrapolohet se rreth 31 mijë banorë të rritur i përkasin etisë greke në Shqipëri.

Në Censusin e zhvilluar më 2011, rezultuan 0,9% banorë të vetëdeklaruar si të etnisë greke. Por ndërkohë, rreth 15.5% refuzuan t’i përgjigjeshin pyetjes së etinsë, pas thirrjeve për bojkot të kësaj pyetje nga Aleanca Kuqezi dhe Kisha Ortodokse.

 

Check Also

Merr flakë në ecje e sipër një automjet, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor Levan-Ura e Mifolit. Automjeti tip “Reno” me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 5 =