Home / Aktualitet / Takimi në selinë e PD, ja tre deputetët që hynë të parët në zyrën e Bashës

Takimi në selinë e PD, ja tre deputetët që hynë të parët në zyrën e Bashës

Kreu demokrat Lulzim Basha mblodhi sot në selinë e PD 153 kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit, 59 prej të cilëve arritën të marrin mandatet, bazuar në të dhënat e certifikuara nga KQZ.

E ndërsa Basha ka paralajmëruar se nuk do të njoh rezultatin e deformuar nga Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PSD, Tom Doshi, ai ka kërkuar nga kandidatët që të zbresin në bazë dhe të takohen me qytetarët.

Por cilët ishin tre deputetët që vizituan të parët kreun demokrat në zyrën e tij?

Burimet nga selia e PD-së bëjnë me dije se tre të parët ishin Agron Gjekmarkaj, Edmond Spaho dhe Kreshnik Collaku. Ato kanë qëndruar disa momente me kreun e PD, para se të niste mbledhja me kandidatët e tjerë.

Partia Demokratike ka dërguar në SPAK materiale që sipas tyre vërtetojnë krime zgjedhore të kryera nga Partia Socialiste.

Check Also

Aksident i rëndë, vdesin babë e bijë(DETAJE)

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Lushnjë, ku fatkeqësisht kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 + 18 =