Home / Aktualitet / Takimi në Athinë, Komuniteti Shqiptar në Greqi: Rama mblodhi koordinatorët e fushatës elektorale të PS, nuk u dha shansin emigrantëve të flisnin

Takimi në Athinë, Komuniteti Shqiptar në Greqi: Rama mblodhi koordinatorët e fushatës elektorale të PS, nuk u dha shansin emigrantëve të flisnin

Komuniteti Shqiptar në Greqi, ish- FSHSHG ka reaguar për takimin e Ramës në Athinë ku supozohej se kishte mbledhur një përfaqësi të emigrantëve për të diskutuar.

Në reagim, thuhet se një takim i tillë nuk ishte në axhendën e Ramës teksa zbulohet se kryeministri në të vërtetë ka takuar koordinatorët e fushatës elektorale të PS në Athinë e Greqi, si dhe stafin e një kompanie private që dyshohet se transporton votues të majtë falas në kohë zgjedhjesh drejt Shqipërisë.

Për më tepër Komuniteti Shqiptar në Greqi thotë se këtë e ka të konfirmuar nga vetë anëtarë e aktivistë të PS, teksa shton se Rama nuk u ka dhënë shansin emgirantëve të flisnin gjatë vizitës së tij në Athinë.
Po ashtu në reagim thuhet se për këtë rast është disinformuar mbi Komunitetin Shqiptar në Greqi.

REAGIMI NGA KOMUNITETI SHQIPTAR NË ATHINË
Të nderuar bashkatdhetarë, aktivistë, anëtarë të shoqatave që aderojnë në “Komunitetin Shqiptar në Greqi” (ish-FSHSHG).
Bordi drejtues ndoqi me shumë vëmendje vizitën e kryeministrit shqiptar në Greqi, të parën në thuajse 8 vjet qeverisje! Në kuadrin e forumit të “Economist” u hodhën hapa të rëndësishëm, si për integrimin e atdheut tonë në familjen europiane, ashtu dhe për mbajtjen e ekuilibrit në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve fqinje, që për ne janë dy vendet tona.
Ndërkaq, ne u interesuam vazhdimisht për një takim, akoma dhe të shkurtër, me përfaqësues të komunitetit emigrant.

Duke qenë tepër të vetëdijshëm se koha ishte e kufizuar, por edhe përgjegjës për situatën e rrezikshme nga covid-19, do të mjaftoheshim me shumë pak përfaqëues e do të siguroheshim se do të respektoheshin të gjitha masat mbrojtëse.
Të jeni të bindur se ne do informonim të gjithë anëtarët, shoqatat aderuese si dhe aktivistët për një takim të tillë, sapo të konfirmohej, për të vendosur së bashku përfaqësimin.
POR, por, komuniteti shqiptar në Greqi NUK kishte kurrë një takim me kryeministrin! AS ishte takim me emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi takimi i sotëm i mesditës së 16 shtatorit. Dhe në komunikim me Ambasadën na u bë e qartë se në axhendën e Kryeministrit nuk kishte një takim të tillë.
Takimi në fakt u zhvillua me koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste Athinë e Greqi, dhe me stafin e kompanisë e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë, sa herë që ka votime. Mesa duket takimi ishte për startimin e fushatës elektorale.
Këtë, madje, e konfirmuan hapur nga kjo strukturë shumë anëtarë e aktivistë që u interesuan për këtë aktivitet.
Jo, kryeministri Edi Rama nuk u dha aspak shansin bashkatdhetarëve emigrantë të flisnin! Ose, akoma më keq, kryeministri kujtonte se takonte përfaqësi, por përfaqësuesit e tij në Greqi “e mashtruan”, pak e vështirë për të qenë e vërtetë.

Së fundi, për të luftuar disinformimin që bëhet në kurrizin tonë ju ftojmë ta shpërndani këtë informacion në lidhje me këtë injorim të hapur dhe shfrytëzim të përsëritur të emrit e kontributit tonë, nga pala e shtetit shqiptar.

Përzemërsisht,
Kryesia e “Komunitetit Shqiptar në Greqi”, ish-FSHSHG

(BalkanWeb)

Check Also

Horoskopi për këtë të Dielë, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj

Ky është horoskopi për ditën e Dielë 27 Shtator 2020 Dashi Gjatë kësaj dite nuk …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × three =