Home / Aktualitet / Tabaku dhe Alibeaj depozitojnë në SPAK padinë për energjinë: Sot është testi për drejtësi

Tabaku dhe Alibeaj depozitojnë në SPAK padinë për energjinë: Sot është testi për drejtësi

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga kreu i PD-së Lulzim Basha dy nënkryetarët e PD, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj kanë depozituar sot në SPAK padinë për energjinë.

Gjatë fjalës së saj para gazetarëve, Tabaku nënvizoi se pret që drejtësia e re të veprojë dhe të vendosen përpara drejtësisë personat që abuzojnë me pushtetin dhe shpërdorojnë paratë publike.

Tabaku: Dëmi ekonomik është 10 mln euro për një nga lotet. Ndërkohë për të gjithë periudhën nëse do të ishte përdorur ajo energji elektrike që shpenzohet nga ne, do i kishim kursyer buxhetit të shtetit 150 mln euro. Këto janë asgjë nga ajo që ka përjetuar ky sektor, me vjedhjet që kanë ndodhur atje, me rritjet e energjisë elektrike dhe rritja që do të bëhet për muajt në vazhdim. Qytetarët shqiptarë po vuajnë krizën e korrupsionit. I bëj thirrje drejtësisë së re të ngrihet në nivelin që takon, të mos lejojë zyrtarët të përdorë pushtetin për t’u mbrojtur. Të marrë vendime që këto fonde të vjedhura të kenë një përgjegjës përpara drejtësisë.

Alibeaj: Ky është i pari kallëzim që kemi depozituar duke respektuar të gjitha procedurat. Gjendja e rëndë ekonomike, nuk ka të madh e të vogël që nuk e di dhe nuk e ndjen në familjet e tyre. Do mjaftonte veç ajo që është thënë publikisht që nga i madhi i qeverisë që këta prokurorë, kjo zyrë të vepronin në mënyrë energjetike me iniciativë, kryesisht. Nuk e kanë bërë.

Check Also

Vizita e Escobar në Tiranë! Takime me Ramën dhe Bashën, mesazhi i ambasadës

 Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, me anë të një postimi në rrjetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × two =