Home / Kryesore / Surprizon moti/ Ja sa do arrijnë sot temperaturat, nuk do mungojnë as reshjet

Surprizon moti/ Ja sa do arrijnë sot temperaturat, nuk do mungojnë as reshjet

Ditën e sotme parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës fillimisht në Veri-Veriperëndim me intensitet deri mesatar e gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën qendrore dhe jugore të vendit.

Sipas SHMU, pas orës 15:00 në zonën Veriperëndimore (qarku Shkodër) reshjet e shiut do të fitojnë intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave, rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike, lokalisht reshje në formën e breshërit.

Era do të fryjë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare 5-10m/sek, në orët e mesditës e kryesisht të mbrëmjes era do të fitojë shpejtësi, hera-herës e vrullshme (stuhi ere) kryesisht në zonën veriore deri në 20-25m/sek. Deti i forcës 5-6 me lartësi vale 2.5-4.0 metër.

Me konkretisht temperaturat parashikohen:

zonat malore 12°C deri në 28°C

zonat e ulëta 15°C deri në 31°C

zonat bregdetare 17°C deri në 30°C

Check Also

Arrestohet 20 vjeçari në Lezhë, ja çfarë e çoi pas hekurave

Policia e Lezhës ka arrestuar një person gjatë kësaj të mërkure. Shtetasi A.R, 20 vjeç, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − nine =