Home / Aktualitet / Super-operacion anti-drogë në Vlorë / 7 të shoqëruar, policia kontrolle edhe në zonën e Selenicës

Super-operacion anti-drogë në Vlorë / 7 të shoqëruar, policia kontrolle edhe në zonën e Selenicës

Policia e Vlorës ka kryer sot një super-operacion anti-drogë, ku ka shoqëruar 7 persona.

Shoqërimi i tyre ka ardhur si rezultat i operacionit të kryer nga blutë e qytetit bregdetar për droga të forta, kokainë.

Personat e shoqëruar janë mbajtur në vëzhgim prej disa javësh dhe më pas është bërë ndërhyrja për kapjen e tyre.

Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe efektivë të Policisë së Tiranës.

Ndërkohë, paralelisht po zhvillohet edhe një aksion anti-kanabis në lumin e Vlorës dhe në fshatrat e Bashkisë Selenicë.

Sipas Policisë, mësohet patrullat nga ajri kanë evidentuar mbi 40 “njolla”, zona ku është kultivuar kanabis ku po punohet për asgjësimin e tyre.

Check Also

Dialogu Kosovë-Serbi, flet zëdhënësi i KE: “BE s’ka interes për zvarritje, interesi është që …”

Komisioni Evropian nuk ka pranuar të komentojë mbi deklaratat e palëve të bëra në lidhje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + five =