Home / Bota / “Sundimi” i Erdoganit/ Presidenti turk dërgoi atentator për të vrarë një politikan në Austri?

“Sundimi” i Erdoganit/ Presidenti turk dërgoi atentator për të vrarë një politikan në Austri?

Gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times”, ka publikuar sot një shkrim në të cilin tregohet historia e një shtetasi turk i cili ishte cytur të udhëtonte drejt Austrisë për të vrarë një politikan kurdo-austriak.

Mbrëmjen e muajit të kaluar, siç shkruan NYT, një person i cili thoshte se i përket inteligjencës turke ishte futur brenda një stacioni policor në Vjenë. Ai kishte thënë se është urdhëruar që të vras një politikan kurdo-austriak, dhe se nuk dëshiron që të bëjë një gjë të tillë. Për këtë arsye ai kishte kërkuar mbrojtjen nga policia austriake.

Ai gjithashtu ka treguar se ishte detyruar që të jepte një dëshmi false e cila ishte shfrytëzuar për të dënuar një shtetas amerikan që kishte punuar në Konsullatën Amerikanë në Stamboll.

Nëse është e vërtetë, rrëfimi i burrit të identifikuar si Feyyaz Ozturk, tregon sa larg mund të shkojnë përgatitjet e presidentit turk, Erdogan për të përndjekur kundështarët e tij”, shkruan gazeta amerikane.

Rrëfimi i Ozturk që është siguruar nga NYT, gazeta thotë se mund të rrëzojë edhe vendimin për dënimin e Metin Topuz, punëtorit të Departamentit të Shtetit në Stamboll.

Në korrik, Metin Topuz është dënuar me më shumë se 8 vjet burg nga një gjykatë në Turqi me akuzën se kishte ndihmuar një grup terrorist.

Check Also

Franca futet në karantinë/ Kaos në Paris, qytetarët dynden në dyqane dhe largohen nga qyteti përpara mbylljes

Parisi është ‘pushtuar’ nga makinat vetëm pak orë para se të ndodhte bllokimi i ri …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen + 17 =