Home / Kryesore / Sulmon dhe plagos shqiptarin, arrestohet djali i biznesmenit të fuqishëm grek

Sulmon dhe plagos shqiptarin, arrestohet djali i biznesmenit të fuqishëm grek

Policia greke ka mundur të arrestojë brenda pak orëve, një shtetas grek, i cili goditi dhe plagosi një shtetas shqiptar paditen e së martës në lagjien Peristeri të Athinës.

Sipas policisë greke, 32 vjeçari punonte në një dyqan shitje automjetesh, në kohën që pati një përballje verbale me djalin e biznesmenit grek, i cili fillimisht e fyen për origjinën e tij dhe në vazhdim e goditi me sende të forta dhe e plagosi në këmbë me një pistoletë të cilën e mbante pa leje.

32 vjeçari shqiptar mundi të shkojë vetë deri në një klinikë që ndodhet aty pranë, lëvizje që i shpëtoi atij jetën, pasi mjekët e klinikës arritën t’i ndalnin hemoragjinë. Në vazhdim 32 vjeçari, emri të cilit për momentin nuk bëhet publik, u dërgua në spitalin Thriasio, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime policore i thanë, se ishin banorët e lagjes të cilët e panë incidentin që njoftuan autoritet. Ata mundën të dallojnë targën e automjetit me të cilën u larguan autorët. Patrulla të policisë identifikuan makinën e autorëve dhe mundën të vënë në pranga dy autorët, të dy shtetas grekë.

Policia thotë se autori i ngjarjes është person me precedent penal. Në të shkuarën ai është arrestuar për sulm ndaj policisë, por u lirua pak muaj më vonë, ndërsa është akuzuar edhe disa herë të tjera për sulme të dhunshme. Të dy autorët do të dërgohen për masë sigurie në gjykatë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Check Also

Qeveria hap digat, nisin përmbytjet në Durrës(FOTO)

Shumë banorë janë të izoluar nga reshjet e shumta të shiut nga mbrëmja e së …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =