Home / Aktualitet / Sulmohet ambasada amerikane në Irak

Sulmohet ambasada amerikane në Irak

Ambasada e SHBA në kryeqytetin e Irakut, u sulmua sot me raketa

Të paktën tre raketa shënjestruan ndërtesën në Zonën e Gjelbër me siguri të lartë në Bagdad.

Njëri prej tyre ra brenda perimetrit të Zonës së Gjelbër, por të tjerat ranë në lagjet e banuara përreth.

Sipas “Daily Mail”, një deklaratë nga ushtria tha se nuk kishte viktima dhe se kishin nisur hetimet.

Ambasada Amerikane ka qenë një shënjestër e shpeshtë e sulmeve me raketa gjatë administratës Trump. Ritmi i sulmeve u dobësua në disa javë para se Biden të merrte detyrën, por duket se ka nisur sërish.

Check Also

Najada Çomo i futet politikës, vjen reagimi i Piperos: Lajm i keq për Infektivin

Najada Çomo do të jetë kandidate për deputete e Partisë Socialiste. Mjeku Pëllumb Pipero u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 1 =