Home / Aktualitet / Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Basha bën thirrjen urgjente

Sulmi ndaj biznesmenit që denoncoi Ben Blushin/ Basha bën thirrjen urgjente

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me sulmin me armë që iu bë biznesmenit Andon Dhima, mbrëmjen e së enjtes, në hyrje të pallatit ku banon.

Në një lidhje direkte për Abc e Mëngjesit me Enkel Demin, Basha tha se rasti në fjalë është mjaft shqetësues, ndërsa vuri theksin edhe tek heshtje e policisë, prokurorisë, por edhe e një numri të madh mediash, në lidhje me këtë sulm.

Basha ka bërë thirrjen urgjente që të bëhet transparencë për këtë ngjarje.

“Pyetja që shtroj unë është pse u shmang nga mediat dhe pse policia vetë është treguar e ngurtë në komunikimin e këtij rasti? Ndryshe nga raste të tjera kemi heshtje totale.

Personi ka bërë denoncimin e tij, por ka heshtje nga prokuroria, policia dhe një numër i madh mediash. Unë bëj thirrje të bëhet urgjent transparencë.

Kush qëndron pas këtij sulmi?

Cfarë hetimesh janë bërë?

Dua të theksoj se është shumë shqetësuese, që qeveria në vend që të jetë zgjidhja për problemet e qytetarëve, po kthehet në një problem për sigurinë e jetës së tyre”-u shpreh Basha.

Kujtojmë këtu se në lidhje me sulmin ndaj biznesmenit Dhima ka pasur një deklaratë të fortë, edhe gazetari investigative Artan Hoxha

Gazetari Hoxha ka deklaruar se biznesmeni Dhima, gjatë dëshmisë së tij është shprehur se ka konflikt vetëm me një person, dhe ai është Ben Blushi.

Andon Dhima është biznesmen nga Saranda. Ka jetuar edhe në Korçë për shumë vite. Është bashkëpronar i atij pallati. Prokuroria dhe policia kanë nisur hetimet. Janë pyetur dëshmitarët.Në dëshminë e tij ai ka deklaruar para Policisë Gjyqësore se ka vetëm një konflikt me një person, ai ka identifikuar shtetasin Ben Blushi.”-ka deklaruar Artan Hoxha.

Nga ana tjetër CNA.al ka raportuar më parë se Andon Dhima prej disa muajsh është në një konflikt të hapur me ish-politikanin dhe drejtorin e Top Channel, Ben Blushi.

Një letër e gjatë drejtuar ambasadës së SHBA-ve ka zbuluar prona të përfituara nga Blushi dhe familjarët e tij, disa prej tyre shitur me vlera qesharake. Gjithashtu Ben Blushi, është akuzuar se nuk ka paguar mbi 50 mijë euro karburant, por dhe ka marrë 100 mijë euro në emër të vëllait të tij, pa folur për pjesë pasurie miliona dollarë të një pallati ndërtuar në kryeqytet i cili është vendosur në emër të ish-vjehrit të Ben Blushit.

/ CNA.al

 

Check Also

Manastirliu flet para familjarëve: Ja si do ti shihni të afërmit me Covid në spitale

Ministrja Ogerta Manastirliu ka zhvilluar takim me familjarët e pacientëve të prekur nga koronavirusi që …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − two =