Home / Kronike / Kronike / Sulmi me armë zjarri ndaj makinës së gazetarit, policia zbardh ngjarjen: Ja çfarë gjetëm në vendngjarje

Sulmi me armë zjarri ndaj makinës së gazetarit, policia zbardh ngjarjen: Ja çfarë gjetëm në vendngjarje

Mesnatën e së shtunën u sulmua me breshëri armësh makina e gazetarit nga Kosova, Shkumbin Kajtazi. Një ngjarje e rëndë që ai e denoncoi dje vet edhe përmes një postimi në rrjetet sociale, ku hidhte dyshimet se sulmi kishte ndodhur për shkak të detyrës.

Pikërisht për këtë ngjarje ka reaguar dhe Policia e Kosovës, e cila ka dhënë informacionin zyrtar se çfarë ka ndodhur.

“Rr. Evlia Qelebi, Mitrovicë 18.10.2020-02:03. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i kanë dëmtuar veturën e tij e cila ka qenë e parkuar. Njësiti policor në vendngjarje ka gjet dhe konfiskuar 4 predha të kalibrit 9 mm”, njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Përmes një statusi në Facebook, Kajtazi ka njoftuar se vetura është sulmuar me 5-6 plumba.

“Mbrëmë u përballa me një sulm të rrezikshëm: vetura ime u qëllua me 5 ose 6 plumba. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, kur vetura ishte e parkuar në qendër të Mitrovicës”, ka shkruar ndër të tjera Kajtazi.

Check Also

Brataj zbulon çfarë do të ndodhë kur të ezaurohen shtretërit

Skënder Brataj: Jo nuk është ezaurimi, sepse kur na rastis një numër i madh ne mundohemi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × one =