Home / Aktualitet / Sulm ndaj Biden, “hakerat” rusë tentojnë të vjedhin sekretet e fushatës

Sulm ndaj Biden, “hakerat” rusë tentojnë të vjedhin sekretet e fushatës

Kompania që menaxhon fushatën elektorale të kandidatit demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka rënë pre e sulmeve të hakerave të lidhur me qeverinë ruse.

Lajmin e bën të ditur agjencia “Reuters”, që citon burime të informuara mbi çështjen. Konkretisht, hakerat kanë vënë në shënjestër një kompani me bazë në Uashington, e specializuar në fushën e komunikimit e që po punon me Biden dhe figura të tjera të Partisë Demokratike prej më shumë se dy muajsh.

Përfaqësuesit e kompanisë, por edhe zëdhënësi i Biden kanë refuzuar kërkesën e “Reuters” për një koment. Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka mohuar lajmin duke e cilësuar si të pabazë.

Moska zyrtare vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat për ndërhyrje në proceset elektorale të vendeve të tjera. Por agjencitë amerikane të inteligjencës kanë dhënë alarmin për përpjekje të qeverive të ndryshme për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Përpjekjet e fundit u denoncuan nga Microsoft, që identifikoi hakera të lidhur me qeverinë ruse si fajtorë të mundshëm.

Kompania, që mbikëqyr kërcënimet dixhitale përmes sistemit të saj gjerësisht të përdorur Windows dhe shërbimeve Cloud, luan një rol të rëndësishëm në identifikimin e spiunazhit kibernetik.

Në vitin 2018, grupi ndërmori iniciativën Mbrojtja e Demokracisë, që synon mes të tjerash mbrojtjen e fushatave nga piratët informatikë./EN/

Check Also

Koreja e Veriut qëllon dhe djeg një zyrtar civil të Koresë së Jugut

SEUL, KOREJA E JUGUT – Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 9 =