Home / Bota / Sulm i rëndë në metro/ Sulmuesi qëlloi dy persona për vdekje, mes tyre dhe të plagosur

Sulm i rëndë në metro/ Sulmuesi qëlloi dy persona për vdekje, mes tyre dhe të plagosur

Policia e njujorkeze po kërkon sulmuesin ndaj të pastrehëve në metro, i cili qëlloi katër persona brenda vetëm disa orësh, ku dy mbetën të vrarë.

Policia beson se personi i njëjtë sulmoi katër njerëz të pastrehë nga e premtja në mëngjes deri në orët e para të së shtunës.

Të gjitha sulmet ndodhën në vijën A të metrosë së New Yorkut gjersa policia po shqyrton pamjet nga kamerat e sigurisë, duke u përpjekur të identifikojë sulmuesin.

Një viktimë u zbulua rreth mesnatës së të premtes pa shenja jete me plagë të shumta në qafë dhe gjoks, dhe vetëm disa orë më vonë, një grua 44-vjeçare, e cila ishte therur për vdekje, u gjet në Manhattan.
Dy sulme të tjera ndaj dy burrave u konfirmuan gjithashtu në Manhattan, kështu që policia vendosi 500 oficerë të tjerë policie në metronë njujorkeze.

(S.D/Faxweb.al)

Check Also

Mbi 20.5 milion vite jetë mund të jenë humbur për shkak të Covid

Mbi 20.5 milion vjet jetë mund të jenë humbur për shkak të Covid-19 në nivel …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 2 =