Home / Showbizz / Sukseset s’kanë fund për Rihannën, shpallet miliardere dhe këngëtarja më e pasur në botë

Sukseset s’kanë fund për Rihannën, shpallet miliardere dhe këngëtarja më e pasur në botë

Rihanna ka hyrë zyrtarisht në grupin e miliarderëve. Sipas “Forbes” pasuria e saj ka arrritur në 1.7 miliardë dollarë, duke u bërë edhe këngëtarja femër më e pasur në botë. Ndërsa në industrinë e argëtimit ajo renditet e dyta, sepse në vendin e parë si gruaja më e pasur është Oprah Winfrey.

Rihanna ka fituar 1.4 milionë dollarë vetëm nga kompania Fenty Beauty, ku ka 50% të aksioneve. Pjesa tjetër e pasurisë, rreth 270 milionë dollarë ajo i ka fituar nga karriera e saj artistike si këngëtare dhe aktore, së bashku me shitjet nga linja e të brendshmeve, Savage x Fenty.

Sipas “Forbes” Rihanna ka arritur një sukes të jashtëzakonshëm me “Fenty Beauty” jo vetëm për shkak të famës së saj, por edhe produkteve të shumëllojshme. Vetëm një fondatinë vjen në 50 lloje të ndryshme ngjyrash për të gjitha gratë. Një sipërmarrje e përbashkët 50-50 me konglomeratin luksoz francez LVMH, i cili gjithashtu zotëron markat e grimit si Sephora, Fenty Beauty, thuhet se ka fituar 550 milionë dollarë gjatë vitit të parë kalendarik në 2018, duke mposhtur linjat e tjera të famshme si Kylie Cenmetics të Kylie Jenner dhe KKW të Kim Kardashian West.

Check Also

Arbana Osmani gati për “Big Brother Vip”, Xhemi Shehu fansja e saj më e madhe

Shoqëria e Xhemi Shehut dhe Arbana Osmanit tashmë është një shembull për shumë njerëz. Dy …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 − 7 =