Home / Sport / Suarez i nervozuar nga telefonata e Koeman që zgjati më pak se një minutë

Suarez i nervozuar nga telefonata e Koeman që zgjati më pak se një minutë

Luis Suarez pritet që të jetë largimi i parë i Ronald Koemanit te Barcelona.

Trajnerit holandez i është konfirmuar se do të ketë kontroll total mbi skuadrën dhe ai do të vendosë se kush qëndron e kush largohet.

Sipas Caden Cope, Koeman ka telefonuar Suarezin në mëngjesin e të Hënës për t’i treguar se nuk është në planet e tij.

Media spanjoll bën të ditur se në bisedën e zhvilluar, lidhja telefonike nuk zgjati as një minutë.

Nga ky veprim i trajnerit holandez, sulmuesi uruguaian ka mbetur i acaruar për mënyrën se si e trajtoi.

Suarez thuhet se ka kërkuar më shumë respekt nga Koemani ndaj një lojtari që ka dhënë gjithçka për klubin.

Check Also

Goditi gjyqtaren në qafë me top, tenisti serb Gjokoviç humbet 267.500 dollarë

Tenisti serbi Novak Djokoviç ka humbur prej skualifikimit të US Open plot 267 mijë e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three + five =