Home / Aktualitet / “STUPID WHITE“ OR STUPID ALBANIAN “MEN“

“STUPID WHITE“ OR STUPID ALBANIAN “MEN“

Xhemal Ahmeti/

Po të isha kosovar që nateditë dëgjon ndërhyrjet dhe qortimet arrogante të ambasadorëve perëndimorë nuk e di se sa do mund t‘i rezistoja simpatisë karshi tiranëve lindorë. Ambasadori Kosnett u bë shembulli më eklatant i kësaj arrogance kur vlerat e lirisë së vendorëve kërkoi të mohohen në favor të luftës kundër corona-virusit dhe krijimit të urave ekonomike me Serbinë.

______________________

Edhe më e rëndë se pandemia dhe varfëria është padrejtësia. Ç‘mund t‘i bëjë më corona dhe barku i zbrazët një nëne që vuan duke pritur të mesojë për adresën e vendit ku prehen eshtrat e birit të saj, të bëra pikë e pesë nga thikat e paramilitarëve serb? Cila vaksinë dhe cili pension do t’i çlironte nga trauma ato mijëra gra të përdhunuara nga ushtarët serb? Me sa pare dhe me ç‘postesh do të mund t‘i tjetërsonim pasardhësit e Jasharëve, Haradinajve, Agim Ramadanit, Sali Çekut, Ukshin Hotit dhe mijëra tjerëve që të binden se etërit e tyre nuk vdiqën për vlera që ia vlen sot për t‘i mbrojtur?

Nëse mbrojtja nga zhdukja dhe pasioni për liri e mbijetesë s‘qenkan vlera, çka qenka vlerë atëherë? Në çka i shkon mendja ambasadorit të aleatit kryesor të kosovarëve kur shqiptarët ia shqiptojnë fjalën V L E RË në kontekst me U Ç K në? Se do të hidhërohen serbët e nuk vijnë në dialog? Këta që Millosheviçin, Karaxhiqin, Arkanin i kanë vlera absolute kombëtare dhe ikona në çdo kishë që e kanë zaptuar deri sot? U foli këtyre ndonjëherë për këtë punë ambasadori amerikan në Beograd? Këta që shtetin e Kosovës nuk e heqin nga kushtetuta? Si ka mundësi që një ligj pro vlerave të një lufte për liri të jetë më destruktiv se sa gjitha këto, madje ta lë në hije edhe gjenocidin? Madje edhe më pak vlerë paska ajo luftë, ngase ambasasori i respektuar amerikan beson se mund të prostituohet me ca avionë dhe trena në relacionin Fushë- Kosovë – Beograd dhe ansjelltas?

Edhe sa arrogancë dhe përbuzje duron kosovari?
Edhe sa presion e lëndim duhet bërë atij që të mallkojë perëndimin dhe krahhapur t‘iu shtrihet në prehër tiranëve të lindjes dhe ideologjive vetvrasëse të kësaj bote? Ambasadorët perëndimorë, viteve të fundit (sidomos ky amerikan ai gjerman që iku, ky zviceran e ca tjerë) janë bërë njëri nga segmentët jo pa ndikim evident që ndihmojne krijimin e refuzimit të udhës për BE e perëndimit tek kosovarët. Ata demonizojnë imazhet e vendeve që përfaqësojnë ngase janë shndrruar në manaxherë të pashpirt që marrin peng shoqëritë ku janë nëpërmjet fondeve dhe subvencioneve të shteteve të tyre.

Kosnett duke kërkuar mos të mbrohen vlerat e UÇK rrëzoi SHBA-të e Bushëve dhe Klintonit në pozitën e një fuqie që shkel së pari mbi historinë e saj sa i përket respektit ndaj lirisë. Do të jetë injorant ngase shpalon diçka që e mohon nateditë: nëse në Hagë nuk gjykohet UÇK por individë, atëherë pse qenka mbrojtja e vlerave të saj problematike, për kë?

Check Also

Shqiperia e shoqerise distopike

Shaban MURATI- Shqipëria është bërë një shoqëri distopike. Peshqit e mëdhej, që janë në postet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 4 =