Home / Bota / Studimi/ Të prekurit me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma 9 muaj pas infektimit

Studimi/ Të prekurit me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma 9 muaj pas infektimit

Një studim i ri i botuar në revistën JAMA Network Open zbulon se 30% e të infektuarve me Covid-19 vazhdojnë të kenë simptoma deri në nëntë muaj pas shfaqjes së infeksionit.

Në monitorimin më të gjatë të pacientëve me Covid-19 deri më tani, studiuesit vëzhguan 177 individë me diagnozë laboratorike të konfirmuar Covid-19 për deri në nëntë muaj dhe zbuluan se rreth 30% vazhdojnë të kenë simptoma të vazhdueshme.

Nga 177 pacientë të ndjekur, 150 nuk ishin shtruar kurrë në spital dhe konsideroheshin se kishin virusin me simptoma të lehta, ndërsa 11 të tjerë ishin asimptomatike.

Ndërkohë, 49% e pacientëve që nuk ishin shtruar në spital dhe 5% e pacientëve me sëmundje të rëndë raportuan se kishin simptoma edhe pse kishte kaluar 9 muaj që nga nisja e sëmundjes.

Një studim i mëparshëm i të njëjtit grup zbuloi se 36% e pacientëve jo të shtruar në spital kishin simptoma të zgjatura 2-3 javë pas diagnozës fillestare.

Simptomat më të zakonshme janë lodhja që është hasur nga 24 pacientë dhe humbja e shijes ose erë e keqe në ushqim. 23 pacientë të tjerë raportuan simptoma të tjera duke përfshirë kollën, probleme me frymëmarrjen dhe dhimbje të muskujve.

Check Also

Një shqiptar në planetin Mars, kush është 17-vjeçari që fitoi konkursin e NASA-s

Bennet Nura 17 vjeç, është shqiptari i parë që tashmë i ka arritur emri në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven − two =