Home / Kryesore / Studimi i fundit/ Koronavirusi përhapet më shumë brenda familjes se sa mes kontakteve të jashtme

Studimi i fundit/ Koronavirusi përhapet më shumë brenda familjes se sa mes kontakteve të jashtme

Një studim i fundit ka zbuluar se koronavirusi ka më shumë tendencën të transmetohet ndërmjet anëtarëve të së njëjtës familje sesa përmes kontaktit jashtë shtëpisë.

Studimi, botuar në Qendrat e ShBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) , ekzaminoi në detaje 5.706 “pacientë të infektuar” dhe më shumë se 59,000 njerëz që ranë në kontakt me ta.

Sipas gjetjeve, vetëm dy nga 100 të infektuarit e kishin marrë virusin nga kontaktet jashtë shtëpisë së tyre, ndërsa një në 10 janë infektuar nga familja e tyre.

Sipas grupmoshës, shkalla e infeksionit ishte më e larta kur rastet e para të konfirmuara ishin në adoleshentë ose njerëz të moshës 60 vjeç e lart.

“Kjo është ndoshta sepse këto grupmosha kanë më shumë të ngjarë të jenë në kontakt të ngushtë me anëtarët e familjes pasi grupi ka nevojë për më shumë mbrojtje ose mbështetje”, tha Jeong Eun-kyeong, drejtor i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).

Fëmijët me COVID-19 gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të jenë asimptomatikë sesa të rriturit, gjë që e bën më të vështirë zbulimin e rasteve të referencës brenda këtij grupi.

Check Also

Manastirliu flet për Covid: Ja kur do të nis vaksinimi i popullatës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu foli sot për vaksinën anti COVID-19. Ajo …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − 8 =