Home / Analize / Studimi: Covid-19 mund të hyjë në trup përmes syve/ Lotët mund të shërbejnë si përhapje e infeksionit

Studimi: Covid-19 mund të hyjë në trup përmes syve/ Lotët mund të shërbejnë si përhapje e infeksionit

Shkencëtarët kanë dalë në përfundimin se koronavirusi mund të hyjë në trup përmes syve, pasi zbuluan se sytë përmbajnë një proteinë që infeksioni e përdor për t’u lidhur me qelizat.

Covid-19 kapet në receptorët ACE-2(enzima konvertuese e angiotenzinës 2) në qelizat brenda trupit. Këta receptorë gjenden në traktin respirator dhe në mushkëri, ku virusi së pari infiltron qelizat.

Një ekip shkencëtarësh të udhëhequr nga Shkolla e Mjekësisë Universitare Johns Hopkins, kanë zbuluar se sytë prodhojnë ACE-2, duke i bërë ata një objektiv për virusin.

Do të thotë nëse pikat nga teshtima ose kolla e një personi të infektuar do të binin në sipërfaqen e syrit, virusi mund të fillonte infiltrimin e qelizave aty.

Kjo mund të shpjegojë edhe faktin pse disa pacientë kanë vuajtur nga konjunktiviti një inflamacion i syrit që bën atë të kuq dhe të infektuar.

Jo vetëm që virusi mund të hynte në trup përmes syve, por lotët mund të shërbejnë si përhapje e infeksionit, thanë shkencëtarët.

Doktor Zhou dhe kolegët e tij janë shprehur: Rezultatet tregojnë se qelizat sipërfaqësore të syrit, përfshirë konjunktivën, janë të ndjeshme ndaj infeksionit nga SARS-CoV-2, dhe për këtë arsye mund të shërbejnë si një portë hyrje, si dhe një rezervuar për transmetimin e infeksionit nga person në një tjetër.

M.C

Check Also

VOA: “Viti 2020, shqiptarët sërish me sytë nga ambasadat perëndimore”

Si sot, 30 vjet më parë, disa mijëra shqiptarë hynë në mjediset e ambasadave perëndimore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + nineteen =