Home / Aktualitet / Studim: Imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë për disa vite

Studim: Imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë për disa vite

Imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë me vite, tregon një studim i ri i një grupi shkencëtarësh, që ka zbuluar se personat që janë shëruar nga Covid-19 kanë zhvilluar nivele të qëndrueshme të qelizave B dhe T, shkruan “New York Times”.

Këto qeliza janë të nevojshme për organizmin në luftimin kundër virusit dhe mund të jenë të pranishme në trupin e njeriut për një kohë të gjatë.

Hulumtuesit kanë analizuar mostrat e gjakut të 185 pacientëve të moshës nga 19 deri në 81 vjeç, të cilët në fillim të pandemisë rezultuan pozitiv me koronavirus, dhe zbuluan se shumica prej tyre kanë mjaftueshëm qeliza në luftën kundër virusit dhe që mbrojnë nga një infektim tjetër i mundshëm.

Edhe pse hulumtimi nuk ka kaluar recensionin, “New York Times” e cilëson si më gjithëpërfshirësin për përgjigjen imunitare ndaj koronavirusit

Check Also

Qendra estetike ofron shërbime s*ksuale, arrestohet menaxheri në Don Bosko, pronari arratiset

Policia ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 − 13 =