Home / Histori te rralla / Studenti im, Shkumbin Halabaku: Një histori frymëzuese

Studenti im, Shkumbin Halabaku: Një histori frymëzuese

Ridvan Peshkopia/

Në 2012 unë fillova të ligjëroja në Kosovë në Kolegjin Universum. Gjithmonë më ka tërhequr ideja e të punuarit dhe jetuarit në Kosovë dhe vendosa të hidhja një hap në vendin që tashmë pas tetë vjetësh e quaj shtëpinë time. Një nga kampuset e Universumit ishte në Ferizaj dhe brenda kontratës time ishte që të ligjëroja në Prishtinë, Gjakovë (ku takova Ardianën) dhe në Ferizaj.

Lënda që unë jepja ishte (dhe vazhdon të mbetet) Metoda Kërkimore në Shkenca Politike dhe lëndët metodologjike konsiderohen sfiduese në cilindo program të cilësdo disipline në cilindo universitet anembanë botës. Studentët e mij në kampusin e Universumit në Ferizaj vinin nga komunat e Ferizajt, Vitisë, Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtimes.

Megjithë përparimet e jashtëzakonshme që ka bërë Kosova gjatë dy dekadave të fundit, ende prapambetja shekullore dhe vitet e zymtë të pushtimit milosheviçian kanë lënë gjurmë në shumë sektorë të jetës, ku arsimi është njeri prej tyre (ndërsa Shqipëria i fshiu në mënyrë demokratikase gjatë tre dekadave të fundit shumë nga arritjet e saj njëshekullore në arsim).

Kësisoj, studentët e mij duhej të përballonin disa sfida njëkohësisht: ardhjen nga një sistem arsimor ende në riaftësim e sipër; kalimin nga shkolla e mesme në universitet; sfidën që paraqesin metodat kërkimore si lëndë (përfshi terminologjinë); dhe sfidën që unë vetë ndërtoj mbi këtë lëndë si ligjërues i saj. Disa studentë humbën rrugën, u shkurajuan dhe u dorëzuan; shumë të tjerë e përballuan sfidën burrërisht; ndërsa disa pak prej tyre, si përshembull Mimoza Mena, thjesht fluturuan mbi sfidë. Njeri prej tyre ishte Shkumbin Halabaku nga fshati Pozheran i Komunës së Vitisë.

Unë nuk zhvilloj provim dhe notat e studentëve të mij dalin si shumatore e disa detyrave që ata kryejnë në shtëpi, punë laboratori dhe punë praktike. Unë zbatoj metodën pedagogjike të mësimdhënies orientuar kah kërkimi (andaj disa studentë të mij diplomohen duke pasur në repertorin e tyre akademik edhe prezantime në konferenca apo botime akademike që edhe shumë nga pedagogët e tyre nuk i kanë).

Kur studentët mësojnë se nuk do kenë provim por vetëm detyra, fillimisht gëzohen, vetëm për ta kuptuar më vonë se kjo është një sfidë më vete. Vetëm pak prej tyre arrijnë të shkruajnë ndonjë detyrë siç do ta doja unë. Shkumbini ishte njeri prej tyre. Kur unë lexoja detyrat e tij thoja me vete: si ka mundur ky të hyjë në kokën time dhe të përgjigjet ekzaktësisht si do të doja unë të ishte përgjigja?

Mbërrita në përfundimin se Shkumbini është një enfant prodige dhe, mbasi bisedova me disa kolegë të mij në Utica College, siguruam një bursë shumë bujare për Shkumbinin por ku ende mbetej një detyrim për t’u paguar nga familja e tij (të cilën ata e kryen). Shkumbini ishte njeri nga tre studentët e mij të talentuar (dy të tjerët ishin Rrezart Dema dhe Heroid Shehu) për të cilët unë munda të siguroj kushte studimi shumë lehtësuese në Utica College dhe të cilët u nisën atje për të studiuar në 2014. Të tre u diplomuan me sukses.

Pasi u diplomua, Shkumbini u kthye në Kosovë dhe më pas u pranua me programin PoSIG për një MA në Shkenca Politike në Universitetin e Salzburgut, me synimin për të vazhduar me studimet doktorale (eventualisht do bëhemi kolegë). Shkumbini erdhi të na takonte në Gjakovë dhe gjatë qëndrimit të tij në banesën tonë, Ardiana dhe unë patëm mundësi të preknim nga afër përparimin e tij të jashtëzakonshëm intelektual dhe profesional, përfshi edhe lidhjen me bashkëstudenten e tij, Florindën (dhe të dyve u urojmë jetë të lumtur). Po ashtu, Shkumbini u takua dhe miqësua me antaren më të re të familjes tonë, Lirinë, me të cilën bënë edhe fotot e mëposhtme.

Kur shoh përparimin e një studenti si Shkumbini,  i shpërblyer sepse diçka bëra…

L’image contient peut-être : 2 personnes, gros planL’image contient peut-être : 2 personnes, gros plan

L’image contient peut-être : 2 personnes, personnes souriantes, gros plan

 

Check Also

Koha e mbrapshtë!

Nga skulptori Vladimir LLAKAJ- Për artin ka kohë që ka filluar koha e mbrapsht ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − 15 =