Home / Intervista / Stërmbesa e Skënderbeut: Ndjehem shqiptare më shumë se çdo nacionalitet tjetër

Notice: Trying to get property of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifaa-2/framework/parts/post-head.php on line 73

Stërmbesa e Skënderbeut: Ndjehem shqiptare më shumë se çdo nacionalitet tjetër

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”43704″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Intervistoi: Elsid IMERAJ

 

Sophie Castriotat është gjenerata e 14 e fisit të kastriotëve. Vajza 19 vjeçare është rrëfyer në një intervistë ekskluzive për “Arbëria News”, për lidhjen e saj me familjen e Kastriotëve, gjaku i saj i cili rrjedh direkt nga Gjergj Kastrioti. Gjithashtu Sophie ka folur edhe për talentin e saj në muzik e aktrim, ku ajo thotë se “e kemi të trashëguar”.

Arbëria News: Ju jeni një emër i ri për shqiptarët, por ndërkohë ju vini nga një mbiemër goxha i njohur për shqiptarët e kudo në botë. Sophie Castrioti, jeni stërmbesa e Gjergj Kastriot Skendërbeut, si ndiheni për këtë fakt ?

Sophie: Unë jam shumë krenare dhe ndihem e nderuar që në venat e mia rrjedh gjak Kastrioti. Edhe pse nuk e mbaj mbiemrin Gjergj Kastrioti, gjaku im rrjedh direkt nga djali i Gjergj Kastriot Skëndërbeut, nga Gjoni, nipi Ferrante dhe stërnipi Pardo dhe stërstërnipi  Federico, duke më bërë mua gjeneratën e 14 të Kastriotëve.

Arbëria News: Cila është mosha juaj, ku jeton Sophia dhe për çfarë po studioni?

Sophie: Unë jam 19 vjeç dhe jetoj në Brisbane të Australisë. Unë  kam studiuar në Queensland, akademinë e muzikës, por për momentin jam larguar nga universiteti për t’iu përkushtuar karrierës time muzikore.

Arbëria News: Nga sa persona përbëhet familja juaj?

Sophie: Babai im ka vdekur kur unë isha 7 vjeç dhe unë jetoj me nënën time, vëllain gjyshen dhe xhaxhain tim. Pjesa tjetër e familjes janë të shpërndarë nëpër botë, në Itali, Francë, Greqi dhe Angli.

 Arbëria News: Kemi parë që ke bërë publike një video, ku këndon një këngë në shqip. A është talenti juaj i trashëguar?

Sophie: Mendoj se po! Unë di se trashëgimtarë të gjakut të Kastriotëve merren me profesione krijuese, si aktrimi, muzika dhe letrarë të zotët.

Arbëria News: Si është e mundur që mund të këndoni kaq mirë një këngë në gjuhën shqipe?

Sophie: Unë jam duke mësuar  të flas shqip.  Unë kam filluar “të thyej veshin me gjuhën”pasi kam shokë shqiptarë dhe më duhet të lexoj shumë mesazhe që më vijnë në Facebook në gjuhën shqipe.

 Arbëria News: A flisni shqip në familjen tuaj?

Sophie: Jo fatkeqësisht. Gjyshja ime flet italisht, frëngjisht dhe anglisht, por fakti i të jetuarit në një vend anglishtfolës të detyron të flasësh gjatë gjithë kohës në këtë gjuhë.

 Arbëria News: A e kini vizituar Shqipërinë, në qoftë se jo a do donit ta vizitonit? A keni kujtime nga Shqipëria?

Sophie: Unë do të doja  ta vizitoja Shqipërinë më shpesh, por angazhimet që kam ma bejnë këtë më të vështirë. Jo para shumë kohësh unë kam qënë e ftuar të marr pjesë në Londër në një klasë Masteri për Violinë me Alda Dizdari, një violiniste e talentuar dhe vajza e një prej kompozitorëve të mirënjohur shqiptarë Limoz Dizdari. Ne udhëtuam së bashku  në jug të Shqipërisë, në Ksamil dhe kemi luajtur në Koncertin e Arteve në Ksamil. Atë pak kohë që kalova atje kam ndjerë një lidhje shumë të fortë, u ndjeva si në familje.

 Arbëria News: Çdo të thotë për ju të vini nga një fis i mirënjohur si ai i Kastriotëve?

Sophie: Ky ka qënë një zbulim i mrekullueshëm, për rrënjët e familjes time. Unë jam gjithnjë e mrekulluar nga zbulimet që bëj çdo ditë për atë njeri të madh.

 Arbëria News: Cila është marëdhënia juaj me muzikën, sa i përkushtohesh asaj?

Sophie: Unë fillova të studioj muzikë në “ Russian School” kur isha vetëm 4 vjeç, ku mësova shumë dhe ishte një disiplinë e madhe për mua që prej fillimit.  Unë kisha një pasion të madh për muzikën, që më bëri të shkëlqeja dhe të konsiderohej një ogur i mirë dhe në rritje  duke zhvilluar mësime shtesë me mësues nga Çekosllovakia dhe Italia. Unë jam frymëzuar nga Nigel Kennedy( kam qënë në kontakt me të  në periudha të caktuara të jetës sime), si dhe nga Itzhak Perlman. Unë nuk kam qënë asnjeherë e mirë në praktikë, por dhurata ime ka qënë pasioni që më ka bërë të ec përpara.

Arbëria News: Në familjen tuaj keni objekte që ju lidhin me historinë e shqipërisë?

 Sophie: Ne kemi shumë libra  të shekullit të 15 në Evropë dhe Iliri . Këto filluan të shtohen pasi nëna ime filloi të zhvillojë një film artistik mbi jetën e Skëndërbeut. Ajo është duke bërë shumë kërkime mbi jetën e tij.  Ne  kemi pasur  më shumë kontakte me njerëz që kanë të bëjnë nga e kaluara , se sa objekte, duke përfshirë edhe kushërinjtë e largët nga familja Kastriot Skënderbeu në Itali . Disa prej të cilëve ende mbajnë emrin e familjes për shkak të prejardhjes së tyre nga një linjë gjaku e gjinisë mashkullore. 

Arbëria News: Sa e njeh Sophie historinë e paraardhësve të saj?

Sophie: Unë kam mësuar  shumë nga kërkimet që janë bërë për filmin. Unë jam e vetëdijshme për shumë nga jeta e Skëndërbeut dhe për ndikimin e tij në forcimin e kombit shqiptar.  Shekulli i 15 solli ndryshime të mëdha në Evropë. Kjo ishte periudhë e rëndësishme kur ai jetoi. Kam vizituar Lecce para pak vitesh dhe kam mësuar shumë për vendin ku kanë jetuar  dhe janë rritur paraardhësit e mi. 

Gjyshja ime, Princesha Giuseppa Kastriota Skenderbe u martua me gjyshin tim italian Baron Vincenzo  Bernardi. Edhe pse emri nuk u miratua në linjën time, gjaku është. Princesha Giuseppa Kastriot Skënderbeu ishte motra e princit Alessandro Kastriot Skënderbeu linja e të cilit ende mban emrin në Itali përmes Loris Kastriot Skenderbe dhe bijtë e tij . Unë jam krenare që kam në vena këtë gjak edhe pse nuk e trashëgoj mbiemrin e famshëm. Unë jam gjithashtu krenar të kem një kushërirë  si Loris që mbron emrin e familjes  së Skënderbeut  me pasion ,duke e mbajtur atë të gjallë në Itali sot e kësaj dite.

Arbëria News: A ndjeheni shqiptare?

Sophie: Faktikisht ndjehem, ndjehem shqiptare më shumë se cdo nacionalitet tjetër që rrjedh në gjakun tim.  Gjithmonë çuditesha për dashurinë që ndjeja për muzikën e Lindjes së Mesme që fëmijë. Unë e kuptova këtë pasi dëgjova muzikë në gjuhën shqipe.

 Arbëria News: Cfarë do të thotë Shqipëria për ju?

Sophie: Shqipëria nënkupton shumë gjera për mua. Pikësëpari unë mendoj se është një vend i mbushur plot me bukuri dhe ka një diversitet që mund të bëjë të rritet në shumë fusha duke e bërë një stacion turistik për gjithë botën. Unë i dua shumë njerëzit për ngrohtësinë dhe mikpritjen që ata i karakterizon.Nga ana tjetër dhe unë ndjehem e trishtuar për shtypjet që i është dashur të kalojë ky vend për vite e vite me rradhë. Unë kam frikë se kultura dhe njohja e trashëgimnisë së pasur të Shqipërisë do të humbasë  gjatë këtyre viteve post-komuniste, ku paratë ashtu si në shumicën e botës, janë duke u shëndërruar në një forcë mbizotëruese. Unë gjithashtu mendojnë se shumë shqiptarë kanë humbur kontaktin me historinë e vendit të tyre dhe mendoj se është një domosdoshmëri riedukimi në  shumë mënyra që të mund të rizbulojnë krenarinë kombëtare që Gjergj Kastrioti Skënderbeu i dha popullit të tij duke  i bashkuar  ato në një luftë, kundër një prej fuqive më të mëdha botërore.

/Arberia News/Intervistoi: Elsid IMERAJ[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Check Also

“Liria e shtypit s’duhet të minohet nga masat kundër dezinformimit për COVID-19”, apeli i fortë që vjen nga KiE

“Problemet globale me shëndetësinë të shkaktuara nga COVID-19 kërkojnë masa efektive për të mbrojtur shëndetin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 8 =