Home / Kulture / Stefan Taci: Mos na harroni aty lart!

Stefan Taci: Mos na harroni aty lart!

Nuk kam shkruar gjithe keto dite me ndjesine e nje parandjenje se lajmet e trishta nuk do na ndahen..mesuam per ikjen e Muharrem Fejzos para ca diteshm, Maestros siç e quanim, pastaj ikja Lume Blloshmit, nje personazh tjeter i veçante i botes se artit..e sot lajmi tragjik i rradhes, ajo qe kishim frike se do ndodhte por nuk e besonim ne asnje moment.. e dinim se ishte rende, por gjithmone me shpresen se do ndodh nje mrekulli..per fat te keq nuk ndodhi, e nga sot Besim Tula nuk eshte me prane nesh! .. nje ikje sa e trishte per vete Besimin, qe ishte ne kulmin e karrieres se tij, nje ikje qe le pas shume dhimbje te familjaret e tij, e padyshim nje ikje pa kthim mes kolegesh e miqsh qe e donin gjithmone mes tyre..nuk mund te akuzosh askend se pse ky virus i pabese po merr kaq jete, askush nuk e mendon para se te ndodh, ndoshta as vete Besimi se kishte menduar..madje pas mbylljes se ekspozites Nentor23, folem ne tel e me tha se ishte prekur, ashtu thjesht duke qeshur e une ja ktheva po me shaka, se nuk besoj e kam fajin une meqe ekspozova virusin ne dukje te pafajshem e plot ngjyra ne po ate ekspozite.. biseda u mbyll me urimin qe ta kalonte shpejt, qe per fat te keq nuk ndodhi..nje lajm qe dhemb shume per te gjithe ata qe e njohen nga afer..nje humbje e madhe per artin shqiptar, qe Besimi i dha shume e nuk mori gati asgje, siç ndodh zakonisht me ata qe perkushtimin ndaj artit e kane pa ekuivoke e kompromise, sepse besonte te ndershmeria e liria krijimit pa pritur ndonje nderim apo perfitime..rastis qe eshte kolegu i vetem te cilin e kam pikturuar e ekspozuar si pjese e nje kompozimi kushtuar 20 vjetorit te ekspozites Nentor!.. pikerisht per te nderuar kontributin e tij gjate atyre viteve dhe rolin e tij si organizator gjate viteve te ekspozites.. ashtu dua ta mbaj mend, me goten e veres ne dore gjate ceremonive te ekspozitave, sepse aty ishte vend-takimi qe prisnim e presim te gjithe artistet, aty eshte e do jete edhe kujtimi Besos, siç i themi shkurt, gjithmone ne ekspozita do kujtohet ai dhe vepra tij e çmuar..mireupafshim Beso ne ekspoziten e rradhes, ne do te kujtojme perhere me shume dashuri, mos na harro atje lart

Check Also

Kur Galeria refuzon Helidon Halitin!

 Nga Erion KRISTO- Me shumë shqetësim ndoqa refuzimin që Drejtori i “Galerisë së Arteve” i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − twelve =