Home / Bota / Starton në Kinë Konferenca Globale e Internetit Industrial 2020

Starton në Kinë Konferenca Globale e Internetit Industrial 2020

onferenca Globale e Internetit Industrial 2020 (GIIC), me temë fuqizimin e një ekonomie me cilësi të lartë dhe nxitjen e drejtuesve të rinj në rritje, startoi të dielën në Shenyang, kryeqendra e provincës Liaoning në Kinën Verilindore, njofton “Xinhua”.

Konferenca ka mbledhur studiues dhe mbi 30 udhëheqës të industrisë nga Kina dhe jashtë saj, për të diskutuar mbi aplikacionet dhe mënyrat e reja të internetit industrial në parandalimin dhe kontrollin e epidemisë Covid-19, si dhe ndihmën e ndërmarrjeve për të rifilluar punën dhe prodhimin.

Konferenca gjithashtu do të theksojë se si interneti industrial mund të promovojë modelin e ri të zhvillimit të “qarkullimit të dyfishtë” të Kinës, në të cilin tregjet e brendshme dhe të huaja plotësojnë dhe përforcojnë njëra-tjetrën, me tregun e brendshëm si shtyllë kryesore.

Ekspozitat e konferencës paraqesin demonstrime ndërvepruese të aplikacioneve 5G.

Eventi u organizua nga Ministria kineze e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, Shoqata e Kinës për Shkencë dhe Teknologji dhe nga autoritetet lokale ne Liaoning.

Check Also

Komisioni Hetimor për inceneratorët, Tabaku: Shumë institucione nuk kthejn përgjigje

Institucionet shtetërore të cilët kanë marrë pyetje nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët duhet të kthejnë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 2 =