Home / Aktualitet / Sportisti i njohur fitues i 5 medaljeve pëson infarkt gjatë një turneu

Sportisti i njohur fitues i 5 medaljeve pëson infarkt gjatë një turneu

Ish-sportisti italian, Antonio Rosi shokoi botën e sportit pas një sulmi në zemër të pësuar këtë të diele gjatë zhvillimit të një turneu.

52-vjeçari fitues i 5 medaljeve në Lojërat Olimpike në sportin e kanoeve, shkoi menjëherë në urgjencë duke qëndruar nën vëzhgimin e kardiologëve.

NE FOTO: ANTONIO ROSI

E gjithë Italia u prek nga ky lajm, pasi Rosi është një ikonë e këtij sporti në vendin fqinj madje mban dhe postin e nënsekretarit të Lojërave Olimpike Dimërore që do të zhvillohen në Itali në vitin 2026.

Vetë sportisti reagoi duke bërë dhe shaka mbi gjendjen e tij:

’Pas 50 vitesh shërbim, ndihem si i ri tani’, tha Rosi duke qetësuar tifozët italian.

Check Also

Historia e pazakontë/ E reja zgjedh të bashkëjetojë me një ari

Veronika Dichka adoptoi një ari nga parku safari, dhe tani ajo po shkon për peshkim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 16 =