Related Articles
Ditën e sotme vaksinat e anti- covidit kanë nisur në Fier, ku i pranishëm është edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar bashkë me kreun e Parlamentit, Gramoz Ruçi.
Rama tha se Spital i Fierit nuk është propagandë, por një projekt prej vitesh.
“Nevoja për 1 spital rajonal me standarde dhe me kapacitete në lartësinë e duhur në tërë këtë zonë është e hershme siç është e hershme dhe pritshmëria sepse edhe të tjerë e kanë bërë këtë premtim.
Më vjen për të qeshur kur shoh reagime pse tani për fushatë. Në fakt kemi bërë përpjekje prej shumë kohësh, që përpiqemi për ta materializuar këtë spital. Kemi bërë projektim dhe përpjekje për ë gjetur mënyrën e financimit. Sot më në fund kemi mundësinë të shohim realizimin e këtij projekti. Kjo çështje ishte shtruar dhe më parë por për 1 mijë arsye u bë e mundur vetëm së fundmi. Ky spital sdo i shërbejë vetëm Fierit por një zone më të gjerë.Ai do jetë një spital pa pagesë, do paiset nga turqia”, tha Rama.
Gjithashtu Kryeministri u shpreh se gjatë kësaj kohe në spital do të shërbejnë mjekë dhe personel nga Turqia, së bashku me ata shqiptarë.
“Personel turk, që nga drejtori i spitalit, menaxherët, shefat e pavioneve, specialistë infemerierë, ndërkohë që personeli shqiptar do të zgjidhet nga personeli i Fierit, por dhe më gjerë se sa Fieri, mbi bazën e një testimi që do të vendoset nga menaxhimi turk, me qëllim përgatitjen e spitalit për menaxhimin e spitalit nga stafi shqiptar”, u shpreh Rama.