Home / Aktualitet / Spitali i Durrësit reagon për vdekjen e mundësit: Erdhi me oksigjenin 35%, ishte shumë rëndë

Spitali i Durrësit reagon për vdekjen e mundësit: Erdhi me oksigjenin 35%, ishte shumë rëndë

Spitali i Durrësit ka reaguar në lidhje me vdèkjen e mundësit Shkëlqim Troplini, i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid 19, dhe kishte mbërritur në gjendje të rëndë në ambientet e spitalit.

Sipas reagimit zyrtar nga ‘bluzat e bardha’, Troplini kishte mbërritur në gjendje mjaft të rëndë në spital në datën 8 Nëntor, dhe ishte i pamundur që të transportohej në drejtim të Tiranës.

“Pacienti eshte paraqit ne urgjencen e spitalit te Durresit me date 8 Nentor  ne gjendje shume te rende me saturime te oksigjenit 35%.

Ju be terapia ne urgjencen e spitalit me konsulte te pneumologut, reanimatorit dhe u konkludua qe eshte i patransportueshm te tille gjendje ne nje spital Covid”, thuhet në reagimin e spitalit të Durrësit.

Mbetet e paqartë se pse është pritur kaq shumë që Troplini të dërgohej në spital nga ana e familjarëve, dhe nëse ai ka kërkuar ndihmë nga 127, e cila mund dhe të mos i jetë dhënë.

(E.K/Faxweb.al)

Check Also

“Kjo është fytyra e qelbur e qeverisjes së Rilindjes” Maliqi poston pamjet e Osumit të ndotur në mes të Beratit

Deputeti i opozitës Lefter Maliqi i indinjuar nga pamjet skandaloze të asaj cfare ofronte lumi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − thirteen =