Home / Aktualitet / Spartak Braho kalon parainfarkt, dërgohet me urgjencë në spital

Spartak Braho kalon parainfarkt, dërgohet me urgjencë në spital

Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka kaluar një parainfrakt. Gjatë ditës së djeshme deputeti ka pasur dhimbje gjoksi, shtrëngim dhe probleme me frymëmarrjen.

Pasi është vizituar nga mjekët në spitalin e Durrësit, ai është dërguar në Tiranë ku i është nënshtruar vizitës nga mjekët kardiologë.

Mjekët kanë konstatuar se Braho ka pësuar parainfarkt.

Deputeti Braho ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë ku po kurohet për ndihmën mjekësore të nevojshme.

Mësohet se kur deputeti Braho ka shprehur shqetësime lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, familjarët dhe të afërmit kanë insistuar për kontroll mjekësor të menjëhershëm, por Braho është shprehur se mund të ishte diçka kalimtare dhe jo problematike.

Ka qenë insistimi i të afërmëve që parainfarkti u kap shpejt pasi pasojat pastaj do të ishin të tjera.

Spartak Braho është deputeti më i vjetër i PS dhe mori mandatin pak kohë më parë duke zënë vendin e Saimir Tahirit, pas ky i fundit dorëzoi mandatin e deputetit të Tiranës.

Check Also

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme me energjinë elektrike në jug të vendit

Situata e reshjeve intensive në jug të vendit ka krijuar probleme me energjinë elektrike në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 4 =