Home / Aktualitet / SPAK: trafikantët u ankoheshin policëve kur ‘u binin në qafë’

SPAK: trafikantët u ankoheshin policëve kur ‘u binin në qafë’

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja hetimore e kultivimit të kanabisit në Skrapar, ku Prokuroria e Posaçme ndaloi 23 persona si pjesë e një grupi kriminal.

Sipas dosjes hetimore, një pjesë të cilën Fax News disponon anërët e këtij grupi kriminal, për kultivimin e kanabisit punësonin emigrantë nga Lindja e Mesme.

Sipas gazetarit të Fax News Lisi Myrtaj, SPAK në 7 muaj ka kryer një sërë hetimesh dhe vëzhgimesh në terren nga ku kanë vërtetuar edhe shtetasit e huaj që punësoheshin në disa parcelat e mbjella në zonën e Skraparit.

Gjithashtu në dosjen hetimore thuhet se është vërtetuar dhe dokumentuar se anëtarët e këtij grupi kriminal, kanë pasur mbështetjen edhe të policisë.

Nga përgjimet që agjentët e antidrogës kanë kryer në terren mësohet se ka disa biseda mes punonjësve të policisë dhe kultivuesve të drogës, ku këta të fundit u kërkojnë efektivëve që të ndërhyjnë tek organet ligjzbatuese për të mos kapur, apo edhe për të liruar persona që janë implikuar në këtë aktivitet.

Gjithashtu në përgjime bie në sy se trafikantët i shprehin shqetësim punonjësve të policisë me të cilët bashkëpunonin për kontrollet që bëhenin në zonën e Skraparit, ku edhe ishin mbjellë bimët narkotike nga Tirana. Ndërkohë, që nga vëzhgimet në terren ka rezultuar se anëtarët e këtij grupi kanë ngritur një infrastrukturë të mirëfilltë për kultivimin e kanabisit që lidhet me një sistem vaditje të rregullt dhe ngritja e çadrave ku qëndronin punonjësit, shumica e të cilëve ishin emigrantët e jashtligjshëm nga Lindja e Mesme.

Po sipas dosjes hetimore, prokurorët e SPAK-ut kanë dalë në përfundim se 4 punonjësit e policisë të vënë në pranga dhe zyrtarët vendor kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e këtij aktiviteti të paligjshëm, i cili sipas institucionit të akuzës ka qenë prej kohësh i shtrirë në të gjithë Skraparin.

23 personat e vënë nën hetim, mesditën e së dielës u njohën me masën e sigurisë e dhënë ndaj tyre. GJKKO, më përfundim të seancës pranoi kërkesën e SPAK, duke lënë në burg 16 persona, 4 u lanë në arrest shtëpie dhe ndaj tre të tjerëve u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Nderkohë, që gjatë hetimit të këtij procedimi penal ne total janë sekuestruar 5045 bimë narkotike të llojit kanabis, si dhe 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatëshme për t’u trafikuar.

Check Also

Moçali i ka dhe shpendët e rralla, profesor Spiro!

Nga Arber DALMATI- Zotin Aristotel Spiro, Profesor ne filologji nuk e njoh as nga afer …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × 4 =