Home / Aktualitet / SPAK i mbytur nga dosjet banale, GJKKO jep një tjetër dënim për korrupsion me vlerë 1 mijë lekë

SPAK i mbytur nga dosjet banale, GJKKO jep një tjetër dënim për korrupsion me vlerë 1 mijë lekë

GJKKO duket ta ketë nisur me këmbën e mbarë dhënien e vendimeve të formës së prerë, ku pas ndëshkimit të një personi me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet, vetëm dje ka dhënë një vendim të ngjashëm.

Fax News mëson se GJKKO ka dënuar me 18 muaj shërbim prove shtetasin me inicialet R. Y, i cili ka tentuar që të hetojë një punonjës Policie. R.Y u hetua nga SPAK për “korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Burime bëjnë me dije për Fax News së janë dhjetra dosje të tilla që po hetohen nga Prokuroria e Posaçme. R. Y., u arrestua në flagrancë pak kohë më parë, pasi tentoi ti jepte efektivit të policisë 1000 lekë. Ai u dënua me 8 muaj burg, dënimi u konvertua në “shërbim prove”.

Burimet saktësojnë se SPAK është i mbytur me dosje banale, në një kohë kur pritshmëritë e publikut janë që të jepen vendime për çështje të mëdha. (E.K/Faxweb.al)

Check Also

Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, dërgohet për në spital i plagosur një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Balldre-Lezhë, ku dy automjete janë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seventeen − sixteen =