Home / Aktualitet / SPAK hap tender me vlerë 200 mijë USD për përgjues celularësh!

SPAK hap tender me vlerë 200 mijë USD për përgjues celularësh!

SPAK ka nisur valën e arrestimeve dhe procedimeve për krimin e organizuar. Deri më tani, kanë shkuar te zyrtarët e mesëm, apo të ndonjë grup periferik të krimit të organizuar.

Megjithatë, arrestimi i kreut të Bashkisë së Lushnjes dhe i drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara duket se e ka rritur pak stekën.

Por, edhe në këto dy dosje, SPAK ka pasur mundësi të thellohej edhe te urdhëruesit e këtyre zyrtarëve. Megjithatë, këtë nuk e ka bërë nga padituria apo nga mungesa e pajisjeve hetimore?

Ndoshta kjo e fundit, pasi dituria e krerëve të SPAK ka kaluar në dorën e amerikanëve. BoldNews ka siguruar një dokument, ku SPAK ka hapur një tender 200 mijë USD për të blerje pajisje gjurmimi.

Sipas dokumentit, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka hapur një tender për blerje pajisje egzaminuese për telefona celularë. Fondi për këtë tender është 174 milionë lekë, ndërsa me TVSH shkon deri në 200 mijë USD.

Megjithatë, ajo çka është e dyshimtë janë specifikimet e hapura të publikuara nga SPAK. Dhe, në këtë mënyrë pret do të kenë mundësi që të mbrohen.

Por fakt është se SPAK po lëviz. Pyetjet që mund të ngrihen tani janë; a do të shkojnë te “peshqit e mëdhenj”? Apo do të qendrojnë në këto ujëra?

Check Also

Policia shoqëron djalin e Azem Hajdarit, i gjejnë drogë në makinë

Policia e Elbasanit ka shoqëruar sot në komisariat djalin e vogël të Azem Hajdarit, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eight + 3 =