Home / Aktualitet / SPAK do t’i thotë “Stop” OFL-së/ Në gjykatën e posaçme vetëm ata që janë objekt i ligjit kundër krimit dhe korrupsionit (VIDEO)

SPAK do t’i thotë “Stop” OFL-së/ Në gjykatën e posaçme vetëm ata që janë objekt i ligjit kundër krimit dhe korrupsionit (VIDEO)

Ergys Musta nga Kavaja nuk ka qënë asnjëherë i dënuar dhe as i hetuar.

Sidoqoftë 7 muaj më parë , OFL-ja i la si suprizë formularin e vetëdeklarimit dhe më pas i sekuestroi makinën. I vëllai dikur adoleshent u dënua për vjedhje me pasojë vrasjen, dhe ndonëse ky krim nuk është në kompetencë të SPAK, OFL-ja nuk dorëzoi emrin e djalit të dikurshëm problematik, por të vëllait që në kohën kur familjari kreu krimin ai ishte vetëm 12 vjeç.

OFL-ja vazhdon të shpërndajë në të gjithë vendin formularet e vetëdeklarimit të pasurisë ndaj të gjithë atyre shtetasve të dënuar apo ish të dënuar për krime të ndryshme.

Por Gjykata e Posaçme dhe SPAK-u kanë hyrë në diskutime dhe me shumë gjasë do ngrejnë tabelën Stop ndaj OFL-së, në mënyrë që të sjellë të seleksionuar në Gjykatën e posaçme vetëm ndaj atyre personave që janë objekt i ligjit për gjykatën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndërsa për të tjerët t’i drejtohen një gjykate të zakonshme. Këto jane diskutimet e deritanishme të gjyqtarëve dhe SPAK-ut që sipas burimeve të Top Channel pritet në javët në vazhdim të formalizohen me propozime konkrete

Ndërsa mandatit njëvjeçar të OFL-së po i vjen fundi , SPAK-u deklaron për Top Channel se deri me tani në gjykatë janë dorëzuar vetëm 131 kërkesa sekuestroje, prej të cilave 48 çështje i janë kthyer pas Policisë për plotësim fashikulli. Saida Dollani, gjyqtare për median tregon me tej se çfarë ndodh në Gjykatë./TCH/

Check Also

Rama publikon videon e mjekut dhe ironizon Bashën: Ka mbaruar shkollën me pesa. Zgjohu Luli, zgjohu dreqin

Kryeministi Rama publikon një video dhe thotë se personi që kreu i PD Lulzim Basha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + 9 =