Home / Kryesore / Sot takimi PS-PD-LSI, i pranishëm edhe Rama

Sot takimi PS-PD-LSI, i pranishëm edhe Rama

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore do të mblidhet sot në orën 11:00 për të diskutuar mbi propozimin e 28 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshimin e dy neneve në Kushtetutë.

Përmendim se deputetët e rinj në Parlament dhe mazhoranca, kërkojnë që të heqin koalicionet parazgjedhore, vendosjen e një pragu kombëtar dhe hapjen e pjesshme të listave.

Nisma në Parlament është kundërshtuar fort nga ndërkombëtarët dhe opozita e bashkuar. Ndërkohë, pas rreth 10 ditësh akuza dhe kundërakuza në distancë, palët ranë dakord që të rimblidhen sot në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore.

Nga mazhoranca, përveç Damian Gjiknurit që përfaqësonte më herët Partinë Socialiste në Reformën zgjedhore, do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama. Ndërkohë, nga opozita e bashkuar nuk do të jetë kryedemokrati Lulzim Basha, por sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Po ashtu, do të ketë më shumë përfaqësues edhe nga opozita parlamentare. Përveç Rudina Hajdarit, e cila ka qenë pjesë edhe më herët e tryezës, do të bashkohet edhe Myslim Murrizi. Ai u propozua që të zëvendësonte më herët Rudina Hajdarin nga tri grupe parlamentare të opozitës në Parlament.

Check Also

Vlora sërish në “lupën” e kontrolleve, FSHN dhe Policia zbarkojnë në qytetin bregdetar

Prej disa ditësh në qytetin e Vlorës, vijojnë kontrolle në rrugët kryesore. Policia e Vlorës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 + 5 =