Home / Aktualitet / Sot rekord i zi, Manastirliu nxjerr pamjet e një pacienti në gjendje të rëndë

Sot rekord i zi, Manastirliu nxjerr pamjet e një pacienti në gjendje të rëndë

Sot rekord i zi, Manastirliu nxjerr pamjet e një pacienti në gjendje të rëndë

Sot vendi ynë shënoi një rekord prej 117 rastesh të reja, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, apelon të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e distancimit dhe të higjienës.

Përmes një fotoje brenda spitalit Infektiv, të një pacienti në gjendje të rëndë për jetën, Manastirliu thotë se duhet bërë çmos për parandalimin e përhapjes së virusit, pasi trajtimi në spital nuk është zgjidhja.

Postimi i Manastirliut:

SPITALI INFEKTIV, Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!

A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri. Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi: Respekto distancën; Vendose maskën; Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive.

Kryeinfermierja e Infektivit në shërbim të një pacienti me ...

Check Also

HOMAZH PËR DOKTOR JASHAR BUBA!

Nga Fadil NASUFI- Para dy vitesh më 23 Tetor 2018 në moshën 71 vjecare u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven + fifteen =