Home / Kryesore / Sot Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë mbushin sheshin Skëndërbej

Sot Kurban Bajrami, besimtarët myslimanë mbushin sheshin Skëndërbej

Besimtarët myslimanë në të gjithë vendin festojnë sot festën e Kurban Bajramit. Qindra besimtarë kanë falur namazin në shëshin Skënderbej mëngjesin e sotëm.

Kurban Bajrami është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.

Kreu i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu në fjalën e tij ka theksuar dhe ka kërkuar më shumë dashuri e harmoni mes njerëzve.

“Jemi një botë e globalizuar dhe kërkon sa më shumë për të përballuar sfidat. Këtë festë ta përjetojnë sa më mirë, të vizitojnë njëri tjetrin dhe të shpërndajnë sa më shumë dashuri. Të gjithë kryefamiljarët myslimanë që kanë mundësi të presin kurban dhe ta shpërndajnë atyre që kanë nevojë”, ka thënë Spahiu.

Pas faljes besimtarët e pranishëm shkëmbyen mesazhe të shumta urimi ndërmjet tyre.

Check Also

“Perëndimi” kap 14.3 kg kokainë, arrestohet drejtuesi i mjetit. Detajet nga operacioni

Një sasi prej 14.3 kg kokainë u kap sot në Portin e Durrësit, por droga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve − 10 =