Nga Defrim METHASANI-
E premte e zezë kjo e sotmja. Zemra ndaloi në kohën e paduhur për ish basketbollistin, trajnerin dhe pedagogun Arben Fagu, pinjoll i një familje dhe dinastie të njohur sportive. Ai ishte 64 vjeç dhe kishte për të dhënë akoma në sport. Beni ishte njeriu punëtor dhe profesionist që nuk bënte kompromise në kurriz të së vërtetës dhe ndershmërisë në sport. Lamtumirë mjeshtër. Ngushëllime familjes Fagu, vëllait të madh Gimit, trashgimtarëve të tij, por dhe familjes së madhe të basketbollit dhe sportit shqiptar.