Home / Kryesore / Sot dueli special, Kumbulla sfidon Ibrahimovicin

Sot dueli special, Kumbulla sfidon Ibrahimovicin

Të magjepsur nga Kumbulla. Mbrojtësi brenda pak ditësh bëri debutimin e tij në ekipin kombëtar dhe më pas debutoi në Ligën e Europës me golin që i lejoi Romës të fitonte sfidën e parë të fazës në grupe ndaj Jang Bojs, ekipi që eliminoi Tiranën nga kompeticioni në fazën “play- off”.

Duke pasur parasysh mungesat e Mançinit (në stol pasi rezultoi negativ në testin “anti-COVID”) dhe Smolling (i dëmtuar), mbrojtësi shqiptar do të jetë ende i nevojshëm sot në 20:45 ndaj Milanit. Ishte blerja më e shtrenjtë e fushatës së transferimeve të verdhekuqve, duke qenë se klubi investoi në mbrojtës edhe për të ardhmen.

Marashi shprehet se është i lumtur në Romë, ai u përshtat shpejt dhe lidhi miqësi veçanërisht me shokët më të rinj në moshë. Më në fund ka gjetur edhe shtëpi, teksa rruga më e përshkuar është ajo që e lidh me qendrën stërvitore të klubit. 20-vjeçari është fjalëpakë, por është kuptuar se i pëlqen atmosfera e Romës, ai e di që tifozët janë shumë të apasionuar dhe ata do ta tregojnë ngrohtësinë e tyre sapo të kthehen në stadium.

Kumbulla ka bindur Fonsekën që nuk nguron t’i besojë një fanellë titullari. Sot ndaj Milanit, ndihmesa e vetme do të jetë Ibanjez, shoku i repartit me të cilin formojnë një dyshe që është 41 vjeç e që së bashku duhet të ndalin 39 vitet e përvojës së Ibrës. Test i vështirë për të dy, sidomos për Kumbullën që duhet të vërtetojë se vlen investimin e 30 milionë eurove. Lukaku pak javë më parë deklaronte se shqiptari ishte mbrojtësi më i vështirë për muskujt e tij, teksa Ibra mund të vendosë në provë vlerën e shqiptarit.

Check Also

Ngjarje horror/ Abuzoi seksualisht me 7 vjeçarin për 52 ditë, dalin pamjet e vendit ku mbahej i riu i izoluar nga pedofili

Pamje të tmerrshme janë publikuar nga Policia speciale ruse. Ambientet të cilat tashmë kanë bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

11 − 5 =