Home / Kryesore / Sot, 6 vite që shkencës së albanologjisë i mungon një korife i artë si Shaban Demiraj

Sot, 6 vite që shkencës së albanologjisë i mungon një korife i artë si Shaban Demiraj

 

Nga Vullnet Ruzhdi Sinaj

Akademik Shaban Demiraj lindi në Vlorë në janar të 1920, në një kohë kur intelekti dhe arsimi në Shqipëri ishin të ndrydhura nën klimën e pushtimit.

Falë punës dhe vetëm punës, me gjithë vështirësitë financiare dhe fatet e luhatshme të vendit, arriti të plotësojë ëndrrën e tij për të ushtruar profesionin e shenjtë të mësuesit! ✏️ Dha mësim në Gjirokastër e Tiranë. Etja e madhe për dije, në një kohë kur për shqiptarët dhe Shqipërinë dihej fare pak, bëri që ai t’i hynte me themel studimeve shkencore rreth së ëmblës gjuhë shqipe!💡Ishte viti 1954.

🔎Një jetë e tërë kushtuar shkencës së gjuhësisë. Puna e tij kërkimore shumëvjeçare u kurorëzua më një repertor të pasur botimesh monumentale, të cilat ende sot shërbejnë si themele të patundura të ngrehinës albanologjike!📚 Profesor Demiraj, hodhi pafund dritë mbi atë që të parët tanë na lanë trashëgim: gjuhën shqipe!🇦🇱

I dha përgjigje shumë pikëpyetjeve e dilemave; gramatikë, filologji, morfologji, ortografi, histori e gjuhës, lëvroi përkthime të shumta. Angazhimi i tij tejet cilësor shprehet më së miri në Kongresin Drejtshkrimor të vitit 1972, aty ku u vendosën përfundimisht pikat mbi “i” rreth standardizimit të gjuhës, që shqipja e vyer të shkruhej drejtë e pa gabime!📝

I respektuar dhe i mirëpritur në një mori katedrash të universiteteve prestigjoze të Evropës🇪🇺 Pas kryesimit për një kohë të gjatë të katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin e Tiranës, ligjshëm u shpall kryetar i Akademisë së Shkencave në vitet 1993-1997.

Figura të tilla si profesori i shquar, bënë epokë në studimet shkencore! Shembulli i tyre s’duhet të duket kurrsesi i paarritshëm, por nxitës i fortë për brezat e rinj në arritjet e tyre!🙏

Titulluar:
🎖Mësues i Popullit
🎖Çmim i Republikës klasi I
🎖Çmim i Republikës klasi II
🎖Mjeshtër i Madh i Punës
🎖Qytetar Nderi i Vlorës

Check Also

UGSH apel qeverive/Ndihmoni gazetarët e Luginës së Preshevës

Tirane me 29.09.2020 Unioni i Gazetareve Shqiptare vlereson intensifikimin e programeve dhe projekteve bashkepunuese mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − 7 =