Home / Aktualitet / Sot 59 vite nga vdekja e Aleksandër Xhuvanit, “Mësuesit të mësuesve shqiptarë”

Sot 59 vite nga vdekja e Aleksandër Xhuvanit, “Mësuesit të mësuesve shqiptarë”

Albert Vataj
Nëse të tjerë ishin ata që nën terrorin e pengimit, kulisave dhe anishqiptarizmës, paguan me vullnes e me gjak gjuhën tonë, me të cilin ne sot shkruajmë, kjajmë e këndojmë, thurim e zhbëjmë, mbrujmë e ushqehemi, ishte ai, Aleksandër Xhuvani, ai i cili e futi gjuhën shqipe ne themele shkencore, nxori nga terri i të shkuarës dhe mjegulla e tjetërsimeve origjinën e kësaj gjuhe, duke e mëku me aq shqiptari, aq sa kanë patur zemër e vullnet me u përpjek pa u ndal për ta beku e lan amanet ndër shqiptarë.
Aleksandër Xhuvani është një ndër personalitetet qendrore të gjuhësisë dhe pedagogjisë. Ai, pjesën më të madhe të veprimtarisë si hulumtues dhe studiues i’a dedikoi trajtimit të çështjeve themelore të mësimit dhe të shkollës, siç janë: përmbajtjet mësimore, parimet didaktike, personaliteti i mësuesit, etj. Me tekstet e tij, “Didaktikë e Edukatë”, “Didaktika” etj., u përpoq që shkollën shqipe ta nxjerrë nga prapambetja dhe kaosi i rrymave dhe ndikimeve të ndryshme pedagogjike, duke e ngritur atë mbi një bazë unike e të përparuar didaktike, gjithashtu duke e mbështetur në arritjet e didaktikës së përparuar evropiane. Në këtë plan, sipas Xhuvanit, rol fondamental në arritjen e pritshmërive ka mësuesi, vokacioni i tij “sepse arti i edukatës, që ushtron mësuesi, asht ma i nalti e ma fisniku i arteve;…”
Aleksandër Xhuvani u lind në Elbasan, më 14 mars 1880 dhe u shua në Tiranë më 22 nëntor 1961. Gjithçka e jetës dhe veprimtarisë së pamatshme të këtij personaliteti është e lidhur me gjuhën dhe pedagogjinë, më rëndësinë themelore që ka edukimi në progresin e një identiteti nacional.

Check Also

Banori zhvesh Ramën dhe ministrin me çorape të kuqe

Kryeministri Edi Rama, ka qenë ditën e sotme në fshatin Gjepalaj të Shijakut, ku ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × 3 =