Home / Aktualitet / Sonila Meco ka një thirrje për shqiptarët: “Stop mallkimit të njëri-tjetrit! Koha për Komitetin e Mendjeve të Ndritura!”

Sonila Meco ka një thirrje për shqiptarët: “Stop mallkimit të njëri-tjetrit! Koha për Komitetin e Mendjeve të Ndritura!”

Gazetarja Sonila Meco përmes një postimi të gjatë në facebook, u ka dhënë disa këshilla shqiptarëve lidhur me situatën aktuale.

Postimi i plotë:

Stop mallkimit të njëri-tjetrit!
Koha për Komitet Shpëtimi…

Përdorimi i fashave orare për të kryer pagesa, blerje të domosdoshme, apo të tjera veprime nëpër zyra shtetërore po ngjan i pamundur të shmangë distancimin social.
Nuk po mjafton apelimi, ndërsa përshkallëzimi i situatës krijon panik të tepërt.

Çfarë duhet të kuptojë publiku, që të disiplinohet?

1. Nuk ka zgjidhje tjetër veç vetizolimit në shtëpi. Është shpëtimi për veten, të dashurin, të afërmin. Përndryshe na pret skenari tragjik italian, të cilin me një klikim në faqet online të shtypit italian a transmetimet televizive atje mund ta mësoni. Detyrë e medias të pasqyrojë situatën.

2. Furnizimi me ushqime vijon e do të vijojë normalisht në markete e dyqane. Nuk do të ndërpritet zinxhiri ekonomik, që garanton jetesën. Pra e kotë të dyndesh, sepse raftet do të jenë plot. Këtë qeveria duhet ta bëjë me komunikime të rregullta, si ato për larjen e duarve. T’i thuhet troç shqiptarit se ka ushqim e mjete të domosdoshme mjaftueshëm.

3. Të jetë vetëm një pjestar familjeje, që me autorizim përkatës të bëjë blerjet një herë në katër ditë. Jemi në luftë, nuk mund të ruajmë rituale e menu ditësh festash. Detyrë e qeverisë dhe autoriteteve të ndërtojnë këtë lloj grafiku, duke shmangur fashat orare të përgjithshme.

4. Ushtria të vihet në dispozicion të policisë për të shmangur çdo grumbullim, që nuk respekton distancat, ku njerezit janë pa mjetet mbrojtëse, maska, doreza e dezinfektant. Detyrë e qeverisë dhe autoriteteve të ndërtojnë mbulimin e territorit. Detyrë e mediave ta kujtojnë çdo orë me shpjegimet përkatëse.

5. Askush të mos largohet nga shtëpia më shumë se 200m, as për të shëtitur qenin. Në rast emergjence funksionojnë numrat përkatës. Autoritetet komunikojnë rregullisht duke vënë në lëvizje drejtuesit lokalë deri në qelizë të funksionimit. Pallate e apartamente. Në fushata elektorale dimë edhe çfarë hanë banorët e zonave të ndryshme, na mësojnë edhe pemën gjenealogjike. Le të vlejë kjo përvojë për identifikimin e shtresave prioritare, banorëve të moshuar, atyre me probleme.

6. Pagesat jashtë vendit kryen online. Të ndërtohen grafikë të detajuar për të siguruar pagesat mujore. Me autorizim specifik ato që janë emergjente a ditore.
Bankat njohin klientët, detyrimet. Kompanitë celulare po ashtu. Në kohë paqeje nuk na pushonte celulari, duke na folur me emër e mbiemër për të na kujtuar se kur, ku e si duhet të shlyenim këste, pagesa e detyrime. Ndaj le të funksionojë ky sistem për të shmangur dyndjet me shërbime 24 orë.

Nëse duhet sakrificë, do ta bëjë secili. Por duhet plan, plan, plan. Fashat orare nuk janë plane, as organizim. Fashat orare shoqëruar me shtrëngime ekstreme nuk prodhojnë efikasitet, përkundrazi bëhen kundërproduktive.

Ju lutemi autoriteteve, të mblidhen koka të mençura të organizimit, mjekësisë, shkencës, teknologjisë, ekonomisë, financave, psikologjisë dhe sigurisë. Të ngrihet një komitet ad hoc për ndërtimin e një strategjie të organizimit të jetës në kushte lufte. Nuk përballohet nga një qeveri, aq më tepër e personalizuar në një vend të varfër kjo situatë. Kemi koka të mençura në diasporë, njerëz të vlefshëm në atdhe.
Ia vlen “Eja mblidhuni këtu, këtu!”.

E kotë të humbasim energji me mallkime e shfryrje mbi njerëz që dynden rrugëve. Është koha për të vepruar me organizim, plan e strategji të fortë duke ndërtuar Komitet Shpëtimi. Të gjithë bashkë publik, mendje të ndritura, shkencëtarë, ekspertë, të çdo bindjeje e formacioni politik. Mallkimi e shtrëngimi pa strategji e organizim janë virus mbi virusin.

Popull qëndro në shtëpi!
Qeveri mblidh Komitetin e Mendjeve të Ndritura!
Pash Zotin!!!!!

 

Stop mallkimit të njëri-tjetrit!Koha për Komitet Shpëtimi…Përdorimi i fashave orare për të kryer pagesa, blerje të…

Gepostet von Sonila Meco am Samstag, 21. März 2020

Check Also

Rrjeti 5G i rrezikshëm për shëndetin. Zvicra ndalon përdorimin e saj!

Zvicra, një nga liderët në botë në përdorimin e teknologjisë celulare 5G, ka vendosur një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

seven + 11 =