Home / Aktualitet / Sondazhi i IDN/ Policia e Shtetit është e korruptuar

Sondazhi i IDN/ Policia e Shtetit është e korruptuar

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim publikon intervistat me publikun: Policia e Shtetit është e politizuar dhe 76% e vlerësojnë si të korruptuar, 1 në 3 polic i lidhur me aferat dhe 1 në 3 qytetar u është kërkuar rryshfet.

47 % e punonjësve të policisë deklarojnë se emërimet dhe gradimet në polici bëhen nga politika ose kundrejt pagesave tek shefat.

Sondazhi i plotë

Ndikimi i Politikës mbi Policinë e Shtetit ndikim shumë të fortë më përhapjen e korrupsionit

Ky sondazh i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim është bërë mbi kampion kombëtar prej 1100 të intervistuar nga publiku dhe 250 përfaqësues të Policisë së Shtetit.

Krahasimi i rezultateve në kohë është bërë duke përfshirë periudhat 2014-2016-2020. Në këtë sondazh shumica e qytetarëve dhe e vetë punonjësve të Policisë së Shtetit përgjigjen se politika (qeveria) ndikon mbi Policinë e Shtetit, duke sjellë pasojat e përhapjes së korrupsionit, emërimet, gradimet jo mbi bazën e meritokracisë, duke cenuar kështu dinjitetin dhe integritetin e punonjësit të Policisë së Shtetit.

Sondazhi/76 % e qytetarëve: Polici e Shtetit e politizuar

Ndikimi i politikës tek Policia e Shtetit përgjatë periudhës 2013 – 2020 perceptohet si faktor me ndikim të fortë ose shumë të fortë në përhapjen e korrupsionit në Policinë e Shtetit  nga rreth 71% dhe 76% e qytetarëve.

Përgjatë të njëjtës periudhë, mesatarisht një në dy (2014) dhe një në tre (2016 dhe 2020) punonjës policie kanë ndarë të njëjtin mendim. Në vitin 2020, 50% e punonjësve të policisë të anketuar nga studimi i IDM kanë deklaruar se nuk janë dakord me pohimin se “Drejtuesit politikë nuk e përdorin policinë për qëllime politike dhe korruptive”.

Gjithashtu, 40% e tyre nuk ishin dakord as me pohimin se “Drejtuesit politikë dhe punonjësit e policisë bashkëpunojnë ndërmjet tyre për të luftuar korrupsionin”.

Emërimet në Policinë e Shtetit, jo me meritokraci

47% e punonjësve të policisë nuk mendojnë se “Emërimet dhe gradimet në nivele të larta të policisë kryhen mbi bazat e meritokracisë” apo se “Emërimet dhe gradimet në nivele të mesme dhe të ulëta të policisë kryhen mbi bazat e meritokracisë”. Qytetarët ndajnë kryesisht të njëjtin mendim si punonjësit e Policinë e Shtetit (56% dhe 52% respektivisht) .

Korrupsioni

Nga perceptimi i punonjësve të policisë (studimi me skenarë hipotetikë, 2019) sjelljet që cenojnë integritetin policor rezultojnë korrupsioni në forma si ryshfeti, dhurata apo shpërblime të marra gjatë apo jashtë orarit të punës si edhe fshehja e shkeljeve me urdhër policor.

Këto sjellje raportohen në mënyrë konsistente shqetësim dhe faktor risku ndaj integritetit të figurës së punonjësit të Policinë e Shtetit. Shkeljet që lidhen me aktivitetet që zhvillohen jashtë orarit të punës, ashtu si dhe në studimin e mëparshëm 2016 raportohen jo shumë serioze apo më pak cënuese të integritetit të punonjësve të policisë.

1 në 3 policë në afere korruptive

Korrupsioni është një fenomen që ndryshon masën, formën dhe rëndësinë nëse shihet si “lajm”, “fabul urbane” apo “eksperience direkte”. Komunikimi me publikun duket shumë i rëndësishëm për të forcuar integritetin e policisë dhe afruar policë me publiku.

Një ndër tre persona (qoftë nga publiku, qoftë nga punonjësit e policisë) janë përfshirë në raste/praktika korruptive.

Rryshfeti dhe nderet janë format më të shpeshta të korrupsionit, për qytetarët edhe keq menaxhimi i aseteve publike është një shfaqje e korrupsionit.

Integriteti dhe Korrupsioni Policor në Shqipëri

Korrupsioni si lajm…

86.7% e individëve të anketuar konfirmuan se kanë dëgjuar për korrupsionin policor në 12 muajt e fundit;

72% e punonjësve të policisë në këtë sondazh konfirmuan se kanë dëgjuar lajme për korrupsionin;

Burimi më i zakonshëm mediatik raportohet TV (me 73% të publikut dhe 53.5% e punonjësve të policisë );

Burime të tjera të rëndësishme janë miqtë/kolegët dhe mediat sociale/portalet online;

Korrupsioni si perceptim

70% e të anketuarve nga sondazhi me publikun mendojnë se korrupsioni në polici është ose “shumë i përhapur” ose “i përhapur”;

Korrupsioni perceptohet nga publiku si pjesë e sistemit, i përhapur në të gjitha strukturat dhe nivelet e Policisë së Shtetit;

36% e publikut konfirmon besimin se “shumica e punonjësve në Policinë e Shtetit janë të motivuar për zbatimin e ligjit”

87% e punonjësve të policisë e konsiderojnë korrupsionin si “raste të izoluara” ose, “jo në nivel serioz”;

66% e të anketuarve nga policia janë dakord me pohimin

“Institucioni i “Policisë së Shtetit” nuk është i korruptuar, por të korruptuar janë vetëm individë të caktuar brenda tij.”

73% e punonjësve të Policinë e Shtetit konfirmojnë motivimin e policisë në zbatim të ligjit;

Niveli i korrupsionit nga vetë punonjësit e policë perceptohet më problematik për Policinë Rrugore, Policinë e Kufirit dhe Migracionit.

Korrupsioni si perceptim – 2014-2020

Pjesa e publikut që mendon se korrupsioni në Policinë e Shtetit është shumë i përhapur dhe serioz ka rënë me 17% 2016-2020;

Ndër vite perceptimi i publikut se ka korrupsion gjithësesi ngelet i lartë;

Vetëm 15% e punonjësve të policisë së shteti e shohin korrupsionin shumë të përhapur dhe serioz;

Ky perceptim nuk ka ndryshuar ndjeshëm ndër vite (ka një rritje prej 3 % 2014-2020)

Korrupsioni i përjetuar

Një në tre qytetarë nga ata që kishin ndërvepruar me policinë u ishte kërkuar rryshfet apo kishin ofruar rryshfet;

9% e të anketuarve deklarojnë se punonjësi i policisë nuk pranoi ta merrte rryshfetin e ofruar;

Disa nga strukturat e Policisë së Shtetit me një përhapje më të ulët të ryshfetit janë raportuar Patrulla e Përgjithshme dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA);

Një në dy qytetarë që kanë pasur kontakt me Policinë e Shtetit deklaruan se e dinin se ku të denonconin korrupsionin;

Vetëm 6% e individëve të anketuar u përgjigjën se kanë denoncuar një akt korrupsioni nga një punonjës policie;

Mungesa e informacionit ose ideja se denoncimi i korrupsionit kërkon shumë kohë kanë penguar denonciminin e korrupsionit nga qytetarët;

Denoncimin e korrupsionit e kanë lehtësuar aplikacioni i Policisë së Shtetit dhe numri i gjelbër i SHÇBA;

Korrupsioni i përjetuar…..

70% e policëve të anketuar u përgjigjën se nuk u është ofruar asnjëherë ryshfet nga qytetarët;

Një në tre policët e intervistuar është përfshirë në një situatë korruptive;

“një qytetar/një koleg më ka kërkuar favore” ishte forma më i zakonshme e korrupsionit të raportuar nga punonjësit e policisë;

Në rastin e korrupsionit të vlerësuar si experience (ose përjetim) publikut dhe punonjësit e policisë raportojnë të njëjtë prevalencë.

Dinamika e korrupsionit të përjetuar 2014-2016-2020

Përgjithësisht vihet re një tendencë më rritje në raportin e individëve që ofrojnë/ u kërkohet rryshfet;

Prevalenca e personave që ofrojnë rryshfet ka një rritje më të lartë krahasuar rasteve kur kërkohet rryshfet.

Tipologjia e akteve korruptive

60% e të anketuarve nga publiku deklarojnë se ryshfeti dhe favorizimet janë forma e korrupsionit që ndodh shpesh/shumë shpesh;

Një në dy qytetarë beson se korrupsioni shfaqet shpesh/shumë shpesh si shpërdorim/abuzim I fondeve dhe pasurive të Policisë së Shtetit;

Një në dy qytetarë beson se korrupsioni është shpesh/shumë shpesh arsyeja që punonjësit e policisë fshehin/ manipulojnë provat ose përdorin forcë të tepruar;

Gjatë periudhës 2014-2020 publiku percepton se ka një rënie të korrupsionit si rryshfet ndërkohë që rritet korrupsioni që shkëmbehet si formë favoresh!

Aspekte të integritetit institucional

Një në tre policë të pyetur mendon se rerkrutimet/emërimet apo gradimet në Policinë e Shtetit bazohen në meritokraci;

Një në tre policë të pyetur mendojnë se policia nuk përdoret për qëllime politike ;

65% e të anketuarve nga policia besojnë se ekziston një bashkëpunim më i mirë mes punonjësve të policisë dhe eprorëve të tyre në luftën kundër korrupsionit dhe krimit,

79% e punonjësve të policisë raportuan në përgjithësi se nuk kishin marrë asnjëherë ndonjë kërkesë apo t’u ishte bërë presion nga eprorët e tyre për të fshehur ose mos proceduar një rast të shkeljes së ligjit;

Punonjësit e policisë deklaruan se nuk kishin raportuar pothuajse asnjëherë një rast korrupsioni të një kolegu, të eprorëve apo të një qytetari.

Faktorët që ndikojnë nivelin e korrupsionit

Faktorët me shumë ndikim në nxitjen e korrupsionit, siç raportohet nga sondazhi me publikun, janë :

Pranimi në përgjithësi i korrupsionit nga shoqëria/policia;

Ndikimi i politikës;

Pagat e ulëta ose kushtet e këqija të punës për punonjësit e policisë.

Faktorët që lidhen me kulturën institucionale

69% e të anketuarve nga sondazhi me publikun besojnë se pranimi i korrupsionit nga publiku ka një ndikim të fortë/shumë të fortë;

74% e të anketuarve besojnë se toleranca ndaj korrupsionit mes punonjësve të policisë krijon një mjedis për shfaqjen e praktikave korruptive.

Faktorët që lidhen me kulturën institucionale

78% e të anketuarve në sondazhin publik dhe 60% e të anketuarve në sondazhin me policinë besojnë se pagat kanë një ndikim të fortë/shumë të fortë te korrupsioni;

68% e punonjësve besojnë se pagat e nivelit të mesëm dhe të ulët nuk janë të mjaftueshme për një jetesë normale;

Kodi i etikës dhe rregullorja e brendshme kanë zvogëluar hapësirat për praktika korruptive.

Kuadri Anti Korrupsion

65% e të anketuarve raportojnë se e shohin si të mundshme/plotësisht të mundshme që policia të luftojë korrupsionin. Ky besim shfaqet edhe më I fortë tek të rinjtë.

87% e të anketuarve nga sondazhi i policisë raportojnë se besojnë se është plotësisht e mundur ose e mundur që Policia e Shtetit të luftojë korrupsionin.

Vetëm 12% e të anketuarve raportuan se kuadri ligjor aktual është i përshtatshëm për luftën kundër korrupsionit.

Punonjësit e policisë raportojnë se kuadri ligjor dhe ndërhyrjet e politikës për të luftuar korrupsionin në Policinë e Shtetit kanë nevojë për përmirësime nga 66% e qytetarëve të anketuar konfirmojnë të kenë njohuri mbi procesin e vettingut në Policinë e Shtetit.

Opinioni publik ishte i ndarë në mënyrë të barabartë mes atyre që “kanë besim” dhe atyre që “nuk kanë besim” se vetingu do ta forcojë integritetin e Policinë e Shtetit.

70% e të anketuarve nga sondazhi me policinë konfirmojnë se kanë besim/ shumë besim në një farë mase te vetingu.

Check Also

Lajm i mirë/ Ky shtet i dhuron Shqipërisë 10 mijë doza vaksine anti-Covid

Në seancën parlamentare të Qeverisë së Kroacisë, u miratua sot një vendim për të dërguar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 2 =