Home / Kryesore / Sokratër te vuajtun apo derra te kenaqun?

Sokratër te vuajtun apo derra te kenaqun?

 

Iva.V.GRILLO-

Nje pjese e “Rilindjes”, degdisur deri ne Arabi ne mes te pandemise, na kane dhene nje spektakel te vecante para disa ditesh. Nje nga ato spektaklet qe veshtire ti vizualizosh derisa i sheh ne gjithe “madheshtine” e tyre. Nje cinizem theres teksa e krahason me gjendjen e mjeruar te shqiptareve te thjeshte, te vene poshte nga forcat e natyres: pandemia, “prezenca e ujit” (sic e pelqen ta quaje dikush i veshur me petkat e ngrohta te pushtetit) dhe mbi te gjitha nga keq-qeverisja.

Ka nje kontrast te madh midis asaj qe “Rilindja” deshiron qe ne si qytetare te shohim dhe asaj qe eshte me mire te mos ta shohim . Kronikat e “rilindasve” qe lodhen per popullin duke inspektuar punime, duke iu qepur arave e maleve me torta ne dore per te uruar per shtepite e reja, mbjelle peme apo duke punuar ne makinat qepese qe rastesisht u gjenden perpara, jane te kudogjendura.
Keto pamje u perplasen shqiptareve ne fytyre pa meshire dhe pa asnje lloj modestie. Jane imazhet qe synojne projektimin e vetes si nje “Sokrat i Vuajtun” qe e ve jeten ne sherbim te publikut, me kosto te medha personale per veten e tij, sic jane lodhja dhe robtimi per te miren e pergjithshme . Vecse ka nje problem ne kete imazhin e krijuar te “rilindasve”: Sokrati i Vuajtun ne teori eshte modest dhe i perulur ne madheshtine e tij. Ai nuk bredh me kamera lart e poshte, nuk mburret qe eshte me i miri nder shoke dhe ne pergjithesi kerkon pak ose aspak ne kembim te miresise se vet.

Ajo qe “Rilindasit” nuk duan qe ne te shohim, por qe zor se fshihet dot, eshte imazhi i vertete i tyre: te shtruar sa gjate- gjere ne tavolina darkash te gabuara, te babezitur ne gostira qe nuk dihet kush i shtron dhe pse, dhe te pangijur mes defrimesh e luksit te shfrenuar, qe mbi te gjitha duhet te mbahet sekret nga njerezit e zakonshem.

E pra Sokratet e pervuajtur te dites, na transformohen ne derra te kenaqur gjate nates. Dhe papritur na shfaqet e plote kostoja e paperballueshme qe duhet te paguajne qytetaret e thjeshte.

Sokrati i vuajtun “rilindas” e dashka dicka ne kembim per “miresine” e vet: qe qytetaret ta mbajne gjate mbi shpinen e tyre te kerrusur, tek transformohet perfundimisht nga “Sokrat i Vuajtun” dite ne nje “derr te kenaqun” nate!Ç

Check Also

Kinezë pranojnë që kanë gënjyer botën për koronavirusin

Mjekët kinezë janë filmuar fshehurazi, ku dëgjohet se ata ishin në dijeni sesa i rrezikshëm …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + 18 =