Home / Bota / Sllovakia dëboi diplomatë rus për shkak të spiunimit, reagon SHBA: Vendim i drejtë…

Sllovakia dëboi diplomatë rus për shkak të spiunimit, reagon SHBA: Vendim i drejtë…

Sllovakia ka përzënë tre diplomatë rusë këtë të hënë, duke i akuzuar se mund të kenë lidhje me vrasjen e një ish-rebeli të Çeçenisë në një park të Berlinit, vitin e shkuar.

“Dua të konfirmoj se është marrë vendimi për të dëbuar tre punonjësit e ambasadës ruse në Sllovaki”, tha Juraj Tomaga, kreu i zyrës së shtypit për ministrinë e jashtme të Sllovakisë.

“Sipas informacioneve nga shërbimet sekrete sllovake, veprimaritë e tyre binin ndesh me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, shtoi ai.

Tomaga tha se ishte keqpërdorur një vizë e dhënë nga konsullata sllovake në Shën Pjetërburg, dhe se ishte kryer një krim i rëndë në territorin e një vendi të NATO-s dhe të BE-së.

Zëdhënësi nuk dha detaje të mëtejshme.

Ministria e jashtme ruse tha se Moska do të veprojë në mënyrë të ngjashme në lidhje me dëbimet.

Sipas mediave sllovake, konsullata në Shën Pjetërburg kishte dhënë viza për të lejuar hyrjen në BE të një nënshtetasi rus që dyshohet se më pas ka vrarë Zelimkan Kangoshvilin, një gjeorgjian me origjinë çeçene, në parkun Kleiner Tiergarten të Berlnit.

Policia gjermane e arrestoi të dyshuarin menjëherë pas të shtënave dhe në qershor të këtij viti, prokurorët e akuzuan Rusinë se kishin gisht me vrasjen, akuza që Moska i quajti të pabaza.

Gjermania dëboi dy diplomatë rusë në dhjetor, duke i akuzuar se kishin lidhje me vrasjen. Kremlini, nga ana tjetër, u përgjigj me të njëjtën monedhë.

Check Also

Shifrat e fundit/ 3 viktima nga COVID-19, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + ten =